Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Projeksioni i popullsisë globale deri në vitin 2050, çfarë po bën Shqipëria për të ndalur shpopullimin?

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Projeksioni i popullsisë globale deri në vitin

Si shembull, vendet e tjera si Koreja e Jugut u japin 10 mijë dollarë çifteve për të lindur fëmijë  

Deri në vitin 2050 rënia e popullsisë së e Europës, ashtu sikurse edhe ajo e Shqipërisë, do të jenë të pashmangshme. E gjitha Europa do të përballet me fenomenin e rënies së popullsisë, ashtu sikurse vendet të zhvilluara aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Por popullsia nuk do të bjerë në kontinente të tjera si në Afrikë, Amerikën Veriore, atë Jugore, Australi etj.    

Shumica e vendeve po marrin masa për t’i bërë ballë sfidave të ndryshimeve demografike, si për shembull Koreja e Jugut ka propozuar deri në 10 mijë dollarë shpërblim për të inkurajuar çiftet, që të lindin fëmijë.     

SHIFRA E DITËS: Projeksioni i popullsisë globale deri në vitin
Popullsia e botës, me ngjyrë jeshile vendet ku do të ketë rritje dhe me të kuqe ku pritet të ketë ulje

Gjatë vitit të kaluar, popullsia e botës zyrtarisht arriti tetë miliardë dhe India ia kaloi Kinës duke u bërë vendi më i populluar në botë. Gjatë 12 muajve të fundit, bota pa dy momente të rëndësishme të popullsisë. Së pari, në nëntor 2022, popullsia globale arriti zyrtarisht tetë miliardë njerëz. Së dyti, në prill të vitit të kaluar, India kaloi Kinën duke u bërë vendi më i populluar në botë, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Ndërsa popullsia e botës vazhdon të rritet, ritmi i rritjes së saj në fakt po ngadalësohet. Në fillim të vitit 2023, Koreja e Jugut theu rekord për shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë, ndërsa vendet e tjera në të gjithë Azinë, përfshirë Japoninë dhe Kinën, regjistruan normat e tyre më të ulëta të lindjeve.

Në vitin 1955, në Tokë kishte 2.8 miliardë njerëz. Sot, kjo është vetëm popullsia e Indisë dhe Kinës. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, bota do të arrijë rreth 9.7 miliardë njerëz deri në vitin 2050.

Deri në vitin 2050, pas Indisë dhe Kinës, Nigeria pritet të bëhet vendi i tretë më i populluar në botë, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Pakistani, Indonezia, Brazili, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia dhe Bangladeshi.

Me fjalë të thjeshta, popullsia e një vendi mund të përcaktohet nga katër faktorë: lindjet, vdekjet, imigracioni (njerëzit që hyjnë në vend) dhe emigracioni (njerëzit që largohen nga vendi).

Nëse numri i lindjeve dhe i emigracionit tejkalon numrin e vdekjeve dhe emigrimit, popullsia e vendit do të rritet. Në të kundërt, popullsia do të bjerë.

Në vitin 2022, rreth 134 milionë foshnja lindën në mbarë botën, ose numërohen 367,000 të porsalindur çdo ditë. Ndërsa shifra mund të tingëllojë si shumë, në fakt është numri më i ulët i të porsalindurve që nga viti 2001.

Numri i vdekjeve në mbarë botën gjithashtu është rritur gradualisht nga më pak se 50 milionë para viteve 1990 në 58 milionë, në vitin 2019. Megjithatë, gjatë pandemisë COVID-19, vdekjet u rritën ndjeshëm. Në vitin 2020, u regjistruan 63 milionë vdekje, e ndjekur nga një rekord 69 milionë në vitin 2021. Sipas vlerësimeve, në vitin 2022, u regjistruan afërsisht 67 milionë vdekje.

Rezultati neto është një popullsi globale që u rrit me 0.8 për qind. Harta nxjerr në pah normën e rritjes së popullsisë, për vendet në mbarë botën në vitin 2022. Afrika është kontinenti me rritjen më të shpejtë në botë, me vende që përfshijnë Nigerin, Ugandën, DRC, Angolën, Çadin, Malin dhe Somalinë secila duke u rritur me një normë më të madhe se 3 për qind në vit.

Nga ana tjetër, shumica e popullsive në botë që zvogëlohen më shpejt janë të vendosura në Evropë dhe Azinë Lindore. Shqipëria po vuan nga të dy fenomenet, si për rënien e lindshmërisë ashtu edhe për normat e larta të emigracionit. Kjo ka bërë që po popullsia e Shqipërisë të bjerë ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sipas vlerësimeve të OKB-së, Shqipëria (2.8 milionë banorë në vitin 2011) aktualisht në pritje të rezultateve të fundit të Censusit, do ta ketë të pashmangshme rënien e popullsisë.

Normat e ulëta të lindjeve kanë nxitur qeveritë të ofrojnë një gamë të gjerë stimujsh dhe mbështetjesh financiare për nënat e reja. Në Korenë e Jugut , për shembull, prindërve të rinj u ofrohen pagesa me para në dorë prej 10,500 dollarësh, që prindërit i marrin nëse lindin fëmijë, në përpjekjet e qeverisë për të shmangur një fatkeqësi demografike dhe ekonomike të mundshme.

Tkurrja dhe plakja e popullsisë paraqet sfida të mëdha për tregjet e punës dhe ekonominë në tërësi, të gjitha vendet ku treguesit janë duke u përkeqësuar. Krahas rënies së numrit të individëve në moshë pune, do të nevojiten reforma të rëndësishme për të përshtatur shërbimet sociale dhe sistemet e kujdesit shëndetësor për të akomoduar popullsinë gjithnjë e më të plakur .

Një metrikë e dobishme për të kuptuar popullsinë e një vendi është të shikosh moshën mesatare të tij, e cila përfaqëson moshën në të cilën gjysma e një popullsie të caktuar është më e vjetër dhe gjysma është më e re. Për herë të parë në historinë e regjistruar, mosha mesatare globale tani është mbi 30 vjeç.

Popullsia globale është rritur tetëfish që nga viti 1800, nga rreth një miliard në 1804 në tetë miliardë në 2022. Kjo rritje mund t'i atribuohet kryesisht zhvillimit të mjekësisë moderne dhe industrializimit të bujqësisë që nxiti furnizimet globale të ushqimit. Ndërsa popullsia globale vazhdon të arrijë nivele të reja, ekspertët demografikë kanë theksuar se norma e rritjes vjetore ka rënë vazhdimisht nën 1 për qind. Bazuar në këto parashikime, popullsia e botës pritet të arrijë kulmin në rreth 10.4 miliardë njerëz në vitet 2080 dhe të mbetet në atë nivel deri në vitin 2100.

Rritja e popullsisë globale

Një miliard - 1804

Dy miliardë - 1927 (u deshën 123 vjet)

Tre miliardë - 1960 (u deshën 33 vjet)

Katër miliardë - 1974 (u deshën 14 vjet)

Pesë miliardë - 1987 (u deshën 13 vjet)

Gjashtë miliardë - 1999 (u deshën 12 vjet)

Shtatë miliardë - 2011 (u deshën 12 vjet)

Tetë miliardë - 2022 (u deshën 11 vjet)

Nëntë miliardë – 2037 (projeksionet e OKB-së)

Dhjetë miliardë – 2057 (projeksionet e OKB-së)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH