Censi 2023 ka evidentuar se në cilat qarqe dhe bashki është përqendruar popullsia më e madhe. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 për qind) banon në qarkun e Tiranës, konkretisht 758. 513 banorë. Të dhënat treguan se në total, numri i popullsisë në 12 vite ka rënë ndjeshëm për shkak të faktorëve kryesorë, rënies së lindshmërisë dhe emigracionit masiv,
Censi i 2023 zbuloi se popullsia banuese në Republikën e Shqipërisë më (18 shtator 2023) rezultoi 2.402.113, me rënie prej 420 mijë persona, krahasuar me Censin e 2011. Por ndërkohë, të dhënat tregojnë se Shqipëria pakësohet çdo vit me 50 mijë banorë. Nëse i referohemi të dhënave të popullsisë në 61 bashkitë e vendit, kjo do të thotë se Shqipëria humb në një vit disa bashki të marra së bashku, si Përmeti, Libohova, Puka, Himara, Delvina, Erseka, Tepelena, Memaliaj, bashkë me popullsinë e Gjirokastrës, që është një nga 12 qarqet dhe qytetet historike të vendit tonë. E ndërsa popullsia po pakësohet dhe po plaket, shumë nga qytetet po zbrazet, edhe për një arsye më shumë: popullsia po shpërngulet në zonat e mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi. Pavarësisht të ardhmes, nëse kanë një profesion, apo arsim përkatës ky fenomen duke se po mbjell “plagë sociale” që mund të mos shërohen ndër dekada. Shqipëria nuk është vend industrial, si vendet e tjera të mëdha, por një vend që ekonominë e saj e ka dhe duhet ta bazojë në bujqësi. Nëse ky sektor braktiset dhe nuk merr përkujdesjen e duhur të bazuar në politika konkrete zhvillimi, bie dhe tkurret, e ardhmja e tërë ekonomisë dhe e shoqërisë pritet të jetë më e zymtë.
Në Tiranë është përqendruar dhe mosha më aktive. 403 022 banorë janë të moshës 15-64 vjeç. Ndërkohë nga 598.176 banorë që janë në total në këtë bashki vihet re një prezencë e madhe e femrave. Janë 287.992 meshkuj nga të cilët 191.499 janë forcë pune, ( të moshës 15-64 vjeç). Ndërsa për femrat shifra është 310.184, dhe nga këta 211.523 të moshës 15-64 vjeç.
Në të 11 qarqet e tjera të vendit, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023. Popullsia ka rënë në përmasa dramatike në qarqet e veriut, përkatësisht 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 për qind në qarkun Kukës. Në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.
Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 për qind, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 për qind në 2011 në 31,6 për qind në 2023.
Sipas Censit të vitit 2023, 98,3 për qind e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7 për qind janë individë të lindur jashtë vendit. Mes popullsisë të lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2 për qind) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6 për qind në Itali.
Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8 për qind. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë mbi mesataren.
CENSI 2023: Numri i banorëve sipas qarqeve
- Në qarku e Tiranës jetojnë 758 513 banorë
- Në qarkun e Beratit jetojnë 140 956 banorë
- Në qarkun e Dibrës jetojnë 107 178 banorë
- Në qarkun e Durrësit jetojnë 226 863 banorë
- Në qarkun e Elbasanit jetojnë 232 580 banorë
- Në qarkun e Fierit jetojnë 240 377 banorë
- Në qarkun e Gjirokastrës jetojnë 60 013 banorë
- Në qarkun e Korçës jetojnë 173 091 banorë
- Në qarkun e Kukësit jetojnë 61 998 banorë
- Në qarkun e Lezhës jetojnë 99 384 banorë
- Në qarkun e Shkodrës jetojnë 154 479 banorë
- Në qarkun e Vlorës jetojnë 146 681 banorë
CENSI 2023/ Popullsia banuese sipas 61 bashkive, në vendin tonë
Berat: 62.232
Kuçovë: 31.077
Poliçan: 8.762
Skrapar: 10.750
Dimal: 28.135
Bulqizë: 26.826
Dibër: 50. 775
Klos: 12.172
Mat: 17.405
Durrës: 153.614
Krujë: 51.191
Shijak: 22. 058
Belsh: 17.123
Cërrik: 25. 163
Elbasan: 115.101
Gramsh: 16. 533
Librazhd: 23.312
Peqin: 16. 580
Prrenjas: 18.768
Divjakë: 24.882
Fier: 101.963
Lushnje: 63.135
Mallakastër: 15.838
Patos: 18.227
Roskovec: 16.332
Dropull: 8. 859
Gjirokastër: 23.270
Këlcyrë: 4. 400
Libohovë: 2.765
Memaliaj: 6.578
Përmet: 7.980
Tepelenë: 6. 761
Devoll: 25.897
Kolonjë: 7.519
Korçë: 60.754
Maliq: 31.008
Pogradec: 46. 070
Pustec: 1. 843
Has: 11.684
Kukës: 36.125
Tropojë: 14. 189
Kurbin: 34. 405
Lezhë: 51. 354
Mirditë: 13.625
Fushë Arrës: 4. 878
Malësi e Madhe: 21. 684
Pukë: 6. 222
Shkodër: 102. 434
Vau i Dejës: 19. 261
Kamëz: 96. 137
Kavajë: 30.012
Rrogozhinë: 12.567
Tiranë: 598. 176
Vorë: 21. 621
Delvinë: 6. 166
Himarë: 8. 328
Konispol: 4. 898
Finiq: 11. 413
Sarandë: 22. 613
Selenicë: 9. 580
Vlorë: 83.683.
/Liberale.al/