Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Pesë muajt e parë të 2024, pas rënies së eksporteve Shqipëria forcon marrëdhëniet tregtare me Kinën

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Pesë muajt e parë të 2024, pas rënies

Viti 2024 e gjen Shqipërinë me më pak prodhim dhe me rënie të shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian dhe ato të rajonit, ndonëse shkëmbimet me BE-në zonë mbi gjysmën e totalit të tregtisë së jashtme. Rënia shpjegohet e rënien e shkëmbimeve në vendet fqinje, kryesisht me Italinë, partneri kryesor tregtar i vendit tonë, por edhe me vendet fqinj, si Kosova, apo ato të rajonit, si Maqedonia e Veriut. Emigracioni masiv dhe mungesa e fuqisë punëtore, dobësimi i euros si dhe mungesa e politikave favorizuese për prodhuesit duket sikur i ka krijuar terren Kinës për të realizuar misionin e saj tregtar në vendin tonë.   

SHIFRA E DITËS: Pesë muajt e parë të 2024, pas rënies

Tregtia, me vendet e tjera

Në muajin Maj 2024, sipas të dhënave të INSTAT, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me muajin Maj 2023 janë: Kosova (3,9 %), Maqedonia e Veriut (20,0 %), Kina (80,5 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (23,7 %), Greqia (2.7 %) dhe Gjermania (1.5 %).

Gjatë këtij pesë-mujori vendi me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë është: Kina (34,9%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (15,6 %), Kosova (2,6 %) dhe Greqia (26,6 %).

Në muajin Maj 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Turqia(17,3 %), Greqia (4,2 %) dhe Spanja (1,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (3,2 %), Kina (23,2 %) dhe Gjermania (6,8 %).

Gjatë këtij pesë-mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (21,4 %), Greqia (18,4 %) dhe Gjermania (5,0 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (5,0 %), Kina (11,1 %) dhe Maqedonia e Veriut.

SHIFRA E DITËS: Pesë muajt e parë të 2024, pas rënies

Eksportet vijojnë rënien

Në Maj 2024, sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u ulur me -12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 0,5 %, në krahasim me Prill 2024. Importet e mallrave arritën vlerën 79 mld lekë, duke u ulur me -1,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 5,3 %, në krahasim me Prill 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 45mld lekë, duke u rritur me 8,9 %, krahasuar me Maj 2023 dhe 9,4 %, në krahasim me Prill 2024.

Në këtë pesë-mujor, Instituti i Statistikave, eksportet e mallrave arritën vlerën 165 mld lekë, duke u ulur me -16,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 364 mld lekë, duke u ulur me -0,02 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 199 mld lekë, duke u rritur me 18,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Gjatë muajit Maj 2024, në uljen e eksporteve prej -12,4 %, negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -7,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -2,7 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me - 0,7 pikë përqindje, etj. Pozitivisht ka ndikuar grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me+ 0,4 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij pesë-mujori janë ulur me -16,1 %, krahasuar me një vit më parë.  Si pesë-mujor, importet janë ulur me - 0,02 %, krahasuar me pesë-mujorin e parë 2023.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,3 %, të gjithë tregtisë së vendit tonë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Instituti i Statistikave. Në Maj 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,5 %të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë janë: Italia (28,5 %), Kina (7,4 %), Turqia (7,4 %) dhe Greqia (7,2 %).

Shkëmbimet tregtare, për pesë-mujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 58,4 %të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar- Maj 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,2 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,8 %), Turqia(8,9 %), Greqia (7,3 %) dhe Kina (7,2 %).

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH