Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Pagat rritje deri në 25 për qind, ja cilët janë sektorët privatë me rritjen më të madhe

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Pagat rritje deri në 25 për qind, ja cilët

Rritja e prodhimit dhe e tregtisë ka njohur një rritje të lehtë në tremujorin e fundit të vitit 2023, kjo edhe për shkak të kërkesës në rritje nga ardhja e emigrantëve apo festat e fund-vitit. Ndërsa vihet re një rritje e pagave në të gjithë sektorët, nga 15 deri në 25 për qind.  Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, Insitituti i Statistikave, pagat janë rritur në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve dhe motor-çikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Ndërtim, Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike, dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2023. Rritja e pagave ka ardhur si rezultat i nevojës nga inflacioni në rritje, presioni qeveritar nga rritja e pagave ne sektorin privat, dhe më kryesorja nga mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit masiv.  

SHIFRA E DITËS: Pagat rritje deri në 25 për qind, ja cilët

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë, arriti 143.7 duke shënuar një rritje 4,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,1 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2023 është rritur me 5,7 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 6,2 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 4,0 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

SHIFRA E DITËS: Pagat rritje deri në 25 për qind, ja cilët

Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; BarRestorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022

Transport, Magazinim dhe Postë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 8,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Hotele

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 23,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Informacion dhe Komunikacion

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Agjenci udhëtimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 33,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 1,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHIFRA E DITËS: Pagat rritje deri në 25 për qind, ja cilët

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH