Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Më të pasurit e 2023! Pasuria e shtuar e Elon Musk në një vit tejkalon mbi 12 herë buxhetin Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
SHIFRA E DITËS: Më të pasurit e 2023! Pasuria e shtuar e Elon

Një shprehje thotë se më pasurit pasurohen dhe më të varfrit varfërohen.

Njeriu më i pasur në botë i shtoi pasurisë së tij vetëm gjatë vitit 2023, vit që sapo u mbyll, një shumë rreth 86 miliardë euro, ose më tepër se 12 herë buxheti vjetor i shtetit shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare buxheti vjetor i Shqipërisë llogaritet aktualisht në rreth 7 miliardë Euro.

Sipas listës, të përditësuar me mbylljen e vitit, vlera neto e kombinuar e 500 miliarderëve u rrit me 1.5 trilion dollarë në vitin 2023, krahasuar me 1.4 trilion dollarë që ata humbën në vitin 2022, falë zhvillimit të 'inteligjencës artificiale'.

Elon Musk konfirmohet si njeriu më i pasur në botë, pasuri të cilën nuk e ka pasur askush tjetër më parë në histori. Për 500 njerëzit më të pasur të planetit 2023 ka qenë një vit i artë veçanërisht për manjatët financiarë të botës që punojnë në industrinë e teknologjisë.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, vlera neto e kombinuar e 500 njerëzve më të pasur u rrit me 1.5 trilion dollarë në vitin 2023, një shifër kjo më e lartë se humbja prej 1.4 trilion dollarësh që miliarderët pësuan në vitin 2022, për shkak të Covid.

Elon Musk i shtoi pasurisë së tij 95.4 miliardë dollarë (më shumë se 86 miliardë euro) në pasurinë e tij në vitin 2023, duke arritur një vlerë neto prej 232 miliardë dollarësh dhe qëndron në krye të listës së 500 njerëzve më të pasur në botë, në listën e sapo-publikuar nga Bloomberg.

Musk tejkalon presidentin dhe CEO të markës luksoze LVMH, Bernard Arnault, me më shumë se 50 miliardë dollarë: manjati francez zë vendin e dytë në renditje, me një pasuri neto prej 179 miliardë dollarë, pasi shtoi në pasurinë e tij 16 miliardë dollarë këtë vit. Të ardhurat e Musk, i cili ndër të tjera është edhe CEO i markës së makinave Tesla dhe kompanisë së hapësirës ajrore SpaceX, janë rritur nga suksesi i të dyja kompanive.

Një rol kyç në rritjen e pasurisë së më të pasurve luajri performanca e stoqeve të teknologjisë, të cilat kanë arritur rekorde historike falë rritjes së inteligjencës artificiale.

Nga ana tjetër, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, zë vendin e tretë në renditje me një vlerë neto prej 178 miliardë dollarësh teksa ka shtuar 71.3 miliardë dollarë në portofolin e tij në vitin që lamë pas. Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është personi i katërt më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 141 miliardë dollarësh, i ndjekur nga ish-CEO i kompanisë, Steve Ballmer (131 miliardë) dhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, (130,000 milionë).

Nga ana e saj, trashëgimtarja e L'Oreal, Francoise Bettencourt Meyers (vendi i 12-të) është gruaja më e pasur në planet dhe e para që ka arritur të ketë një vlerë neto dymbëdhjetëshifrore (100 miliardë dollarë). Pasuria e saj është rritur me 40% këtë vit pasi aksionet e Oreal arritën në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Përgatiti: a.m/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH