Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Korrik 2024, papunësia në rënie historike në vendet e BE-së… dhe Shqipëria!

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Korrik 2024, papunësia në rënie historike

Në korrik 2024, norma e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e euros ishte 6.4%, nga 6.5% në qershor 2024 dhe nga 6.6% në korrik 2023. Shkalla e papunësisë në BE ishte 6.0% në korrik 2024, e qëndrueshme krahasuar me qershorin 2024 si dhe me korrik 2023. Shifrat e fundit janë publikuar nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian.

Nevoja për fuqi punëtore po kthehet në shqetësim kudo në Europë. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se rënia e normës së papunësisë ka arritur në një nivel historik (tabela). Ndonëse ëpr Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate nuk ka të dhëna nga analiza e Eurostat, sipas raporteve të fundit të INSTAT, trendi është i njëjtë. Ndryshe nga vendet e BE-së, tregu i të cilave po “vuan” epokën e rënies drastike të lindshmërisë, Shqipëria vuan njëkohësisht edhe normën e lartë të emigracionit. Mesatarisht rreth 40-50 mijë qytetarë, mbi 70 për qind të rinj, i largohen Shqipërisë çdo vit në emigracion.     

Eurostat vlerëson se 13,108 milionë persona në BE, nga të cilët 10,990 milionë në zonën e euros, ishin të papunë në korrik 2024. Krahasuar me qershorin 2024, papunësia u ul me 82 mijë në BE dhe me 114 mijë në eurozonë. Ndërsa krahasuar me korrikun 2023, papunësia u ul me 72 mijë në BE dhe me 190 mijë në eurozonë.

SHIFRA E DITËS: Korrik 2024, papunësia në rënie historike

Papunësia e të rinjve

Në korrik 2024, 2,818 milionë të rinj (nën 25 vjeç) ishin të papunë në BE, nga të cilët 2,263 milionë ishin në zonën e euros. Në korrik 2024, shkalla e papunësisë së të rinjve ishte 14.5% në BE , nga 14.6% në qershor 2024 dhe 14.2% në zonën e euros , nga 14.4% në muajin e kaluar.

Krahasuar me qershorin 2024, papunësia e të rinjve u ul me 25 mijë në BE dhe me 37 mijë në eurozonë . Krahasuar me korrikun 2023, papunësia e të rinjve u rrit me 8 mijë në BE, ndërsa u ul me 66 mijë në Eurozonë.

SHIFRA E DITËS: Korrik 2024, papunësia në rënie historike

Papunësia sipas gjinisë

Në korrik 2024, shkalla e papunësisë për gratë ishte 6.1% në BE , nga 6.2% në qershor 2024, dhe shkalla e papunësisë për burrat ishte 5.8%, e qëndrueshme krahasuar me muajin e kaluar. Në eurozonë , shkalla e papunësisë për gratë ishte 6.6%, nga 6.7% në muajin e kaluar dhe shkalla e papunësisë për meshkujt ishte 6.2%, e qëndrueshme krahasuar me qershorin 2024.

Të dhënat e INSTAT

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në fund të tremujorit të katërt 2023, papunësia afatgjatë te grup-mosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Sipas të dhënave, në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë tek kjo grup-moshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022.  Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017. Papunësia te të rinjtë po rritet teksa kjo grup-moshë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni.

SHIFRA E DITËS: Korrik 2024, papunësia në rënie historike

SHIFRA E DITËS: Korrik 2024, papunësia në rënie historike

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH