Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Jeta 'e vështirë' e një ministri (140 mijë euro paga vjetore) dhe dorëheqja e tij për të punuar në privat

Shkruar nga Aranit Muraçi
SHIFRA E DITËS: Jeta 'e vështirë' e një ministri

Modeli që afrojnë vendet e zhvilluara, atje ku Shqipëria kërkon të integrohet në të ardhmen, është një model që të paktën duhet të bëjë me turp një pjesë të mirë të politikanëve shqiptarë, por edhe të një pjesë të mirë të “shkencës”. Ndërkohë që politika konceptohet, jo vetëm nga një drejtor si një biznes, por fatkeqësisht edhe nga shumica e punonjësve të Administratës Publike si një mundësi për të bërë karrierë dhe para, në vendet e zhvilluara, ndodh e kundërta. Në vendin ku funksion shteti i drejtës dhe tregu i punës paratë mund të shtohen vetëm nëse je i aftë dhe punon në sektorin privat, ose në të gjitha rastet e sipërmarrjeve të suksesshme ose të iniciativës së lirë. Shembulli ideal vjen së fundmi nga Britania e Madhe, ku ish-ministri i Shkencës tregoi arsyen e dorëheqjes.

Jeta e papërballueshme, arsyeja e dorëheqjes së ish-ministrit të Shkencës

Ish-ministri fajëson rritjen e kostove të kredisë së banesës për largimin e tij nga posti i qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar. George Freeman thotë se jeta duke u marrë me politikë po bëhet e papërballueshme, sepse paga prej 118,300 paund ( rreth 138.127 Euro) në vit nuk i mjaftonte për të mbuluar pagesat e kredisë për shtëpi. Ai beson se në profesionin e tij, në sektorin privat mund të pauhet me tepër, prandaj edhe ka kërkuar të larohet nga qeveria dhe ndoshta më tej edhe nga politika.

Ish-ministri i Shkencës në Mbretërinë e Bashkuar, George Freeman, fajësoi kostot e rritura të hipotekës lidhur me vendimin e tij për t’u larguar nga politika. Freeman, i cili dha dorëheqjen nëntorin e kaluar gjatë një procesi riorganizimi nga kryeministri Rishi Sunak, tha në një blog të Substack se ai me pagën që merrte nuk mund të përballonte kredinë e shtëpisë që u rrit deri në 2,000 paund në muaj.

Deputetët e Backbench paguhen 86,584 paund në vit, por, ndryshe nga ministrat, ata mund të fitojnë para shtesë nga interesat e jashtme, duke përfshirë rolet këshilluese të korporatave, duke bashkëpunuar në analia shkencore me media të ndryshme ose me agjencitë e ligjit. 

Sir Brandon Lewis, ish-kryetari i partisë Konservatore, ka mbajtur pesë role me një pagë të kombinuar me vlerë rreth 500,000 paund në vit, si deputet, që kur u largua nga kabineti. Puna më e diskutueshme e Lewis është këshillimi i “LetterOne”, një kompani me 49 për qind në pronësi të dy oligarkëve të sanksionuar rusë.  Boris Johnson fitoi 4.8 milionë paund në gjashtë muajt e parë, pasi u detyrua të largohej nga detyra si kryeministër. 

Megjithëse kritikët vunë në pikëpyetje sesi Freeman mund të mos përballonte një hipotekë prej 2,000 paund me një pagë prej gati 120,000 paund. Vështirësitë e shfaqur nga Freeman po i bëjnë jehonë asaj me të cilën përballen miliona pronarë shtëpish anembanë Britanisë, ndërsa ato vijnë nga marrëveshjet me normë fikse në një mjedis me norma interesi shumë më të larta. Rritja e normave është nxitur nga inflacioni i lartë, i shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, megjithëse "mini-buxheti" i qeverisë konservatore në shtator 2022 e përkeqësoi gjithashtu problemin. Freeman kishte punuar në shkencat e jetës dhe teknologji përpara se të hynte në parlament - dhe pasi ka kaluar vite me radhë në rolet e shkencave të jetës, transportit dhe shkencës - Freeman është në gjendje të mirë për të siguruar punë të ndryshme dhe të paguhet shumë herë në sektorin privat.  “Ne rrezikojmë ta bëjmë politikën diçka që mund ta përballojnë vetëm donatorët e fondeve mbrojtëse, mjekët e rinj dhe sindikalistët e dështuar,” tha ai.

Dorëheqja e Freeman për ish ministrin Arben Malaj, “një model pozitiv”

Arben Malaj, ish-ministër i Financave në qeverisjen e parë socialiste, e ka konsideruar vendimin e  George Freeman, një model pozitiv. Përmes një shënimi publikuar në profilin e tij Facebook, Arban Malaj, shkruan:

Një model pozitiv. Mesazhet e tij kryesore:

1 - Fëmijët e tij kanë paguar një çmim shumë të lartë" për zgjedhjet e tij në lidhje me karrierën.

2 - "Politika moderne është një shesh i egër lojërash” 

3 - “Isha aq i rraskapitur dhe i dëshpëruar sa po filloja të humbisja optimizmin, dëshirën e punës në grup dhe përparimit, të cilat janë bazat e arritjeve njerëzore”. 

4 - Përveç pagës së deputetit prej 86,584 paundësh, tashmë ai është i lirë të bëjë punë të dyta. (Dy punësimi i deputeteve pa shkelur ligjin, duke u futur në konflikt interesi)

5. Së fundmi shumë pronarë shtëpish po përballen me rritje të forta të pagesave mujore të kredive, për shkak të kontratave me norma jo fikse (risku i rritjes së interesave për kreditë e marra me interesa luhatëse do të shfaqet edhe në vendin tonë).

/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH