Aranit Muraçi
Gratë jetojnë më gjatë sesa burrat. Të dhënat e fundit të EUROSTAT, Instituti Europian i Statistikave tregojnë se femrat kanë një jetëgjatësi më të lartë, në çdo rajon të Europë. Edhe të dhënat për Shqipërinë tregojnë të njëjtën gjë. Rajonet ku njerëzit jetojnë më gjatë janë ato të Mesdheut, kryesisht në Spanjë dhe Itali.
Në vitin 2022, të dhënat më të fundit të Eurostat, pra, viti i parë pas pandemisë, tregon se jetëgjatësia në lindje në BE për gratë (83.3 vjet) ishte 5.4 vjet më e lartë se për burrat (77.9 vjet). Ky hendek gjinor në favor të grave vazhdoi në të gjitha rajonet në nivelin 2 të nomenklaturës së njësive territoriale për statistikat (NUTS 2) për të cilat disponohen të dhëna.
Jetëgjatësia, të dhënat e fundit për Shqipërinë dhe rajonin
(Harta e jetëgjatësisë për femrat). Sipas Eurostat, jetëgjatësia për femra është 79.5 në veri të vendit tonë, 81.5 në qendër të Shqipërisë, dhe 78.2 në jug. Si krahasim me vendet e rajonit, në Maqedoninë e Veriut jetëgjatësia mesatare për femrat është (75.5), në Malin e Zi (77), në Serbi (sipas rajoneve 77 dhe 78 vjeç) kurse në Greqi regjistroheshin normat më të larta (83-84 vjeç).
(Harta e jetëgjatësisë për meshkujt). Sipas Eurostat, në tre rajone që është ndarë vendi ynë, jetëgjatësia mesatare për meshkuaj në jug të vendit ishte 74.3. Në qendër ku futet kryeqyteti jetëgjatësia më e lartë shkon në 76.5, ndërsa në veri jetëgjatësia mesatare është vlerësuar në 75.1 vite. Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri për meshkuajt është disi më e ulët se mesatarja në Bashkimin Europian, por qëndron më lart se ajo e vendeve të tjera të rajonit, që janë përfshirë në matjet e fundit të Eurostat.
Në Maqedoninë e Veriut, jetëgjatësia mesatare është vlerësuar në 71.1. Në Serbi 73 vjeç dhe në Malin e Zi jetëgjatësia është vlerësuar më e ulëta në rajon 70.8. Në Greqi sipas rajoneve jetëgjatësia mesatare për meshkuj vlerësohet nga 77 në 78 vjeç.
Jetëgjatësia më e lartë dhe e ulët në Europë, sipas rajoneve
Jetëgjatësia në lindje për gratë arriti kulmin në rajonin e kryeqytetit spanjoll Comunidad de Madrid (87.7 vjet), ndërsa 2 rajone të tjera spanjolle, Comunidad Foral de Navarra (86.9 vjet) dhe Castilla y León (86.7 vjet), ndanin vendin e dytë dhe të tretë me vlerat më të larta.
Jetëgjatësia më e ulët për gratë u regjistrua në rajonin më të largët francez të Mayotte (74.4 vjet), i ndjekur nga 3 rajone bullgare: Severozapaden (76.4 vjet), Severen tsentralen (77.0 vjet) dhe Yugoiztochen (77.6 vjet).
Ashti si siç ishte rasti për gratë, niveli më i lartë i jetëgjatësisë në lindje për burrat u regjistrua në rajonin e kryeqytetit spanjoll të Comunidad de Madrid me 82.4 vjet. Rajoni verior i Italisë i Provincia Autonoma di Trento dhe rajoni i kryeqytetit suedez të Stokholmit (82,3 vjet secili) ndanin sipas radhës nivelet më të larta.
Ndërsa, 3 rajone kishin një jetëgjatësi për meshkujt më pak se 70.0 vjet. Nivelet më të ulëta u regjistruan në rajonin bullgar të Severozapaden (68.7 vjet), i ndjekur nga Letonia (69.4 vjet) dhe Severen tsentralen (69.6 vjet), gjithashtu në Bullgari.
Boshllëqet më të mëdha rajonale gjinore u regjistruan në vendet baltike dhe në disa rajone polake dhe rumune. Hendeku më i madh u regjistrua në Letoni, ku jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 10.0 vjet më e lartë se për burrat.
Dallimet në jetëgjatësinë në lindje midis grave dhe burrave ishin përgjithësisht shumë më të vogla në Danimarkë, Irlandë, Holandë dhe Suedi. Megjithatë, hendeku më i vogël gjinor u vu re në Mayotte në Francë, ku jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 0.4 vjet më e lartë se për burrat.
Vlerësimet të tjera të jetëgjatësisë, për Shqipërinë
Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80 vjeç, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Femrat jetojnë pak më gjatë, në rreth 81 vjeç, sipas INSTAT, ndërsa meshkujt rreth 77.3 vjeç. Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.
Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.
Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç. Në vitin 1970, jetëgjatësia ishte rritur ne 65.2 vjeç, në vitin 1980 në gati 70 vjeç dhe në 1990 arriti në 72.7 vjeç. Rritja e jetëgjatësisë pas viteve 1950 ka qenë një tendencë globale. Sipas worldindata, ulja e madhe e vdekshmërisë së fëmijëve si dhe evolumi i shkencës në shëndetësi ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë. Por jetëgjatësia është rritur në të gjitha moshat