Ekonomi

SHIFRA E DITËS: "Flluska" që po ngrihet! Ndërtimet rriten me 14 për qind, shitjet bien me 17,2 %!

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: "Flluska" që po ngrihet! Ndërtimet

Gjermania ka Volsvagenin, Audin, Benz-in etj, Italia krenohet me Fiati-n, Çekia mburret me Mazda-n. Vendet e tjera ekonomia e të cilave nuk bazohet tek industria e rëndë, fokusohen te degë të ndryshme të industrisë lehtë, apo turizmi, bujqësia etj. Greqia vendi ynë fqinj për shembull në sektorin e prodhimit e të shërbimeve ka të zhvilluar turizmin dhe bujqësinë e blegtorinë.    

Çfarë prodhon Shqipëria dhe nga varet ekonomia e saj?

Të dhënat zyrtare vërtetojnë se ekonomia shqiptare është e varur kryesisht nga ndërtimet dhe shërbimet, si hoteleri-turizmi. Por rritjen më të madhe edhe për tremujorin e dytë 2024, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Instituti Shqiptar i Statistikave, e ka njohur ndërtimi. Çështja që shqetëson më tepër është se sa e përgatitur është ekonomia shqiptare për të përballuar sfida të tilla si ngopja e tregut, teksa sektori i ndërtimeve mund të zhytet papritur në krizë? Shifrat  e fundit zyrtare tregojnë se shitjet ranë ndjeshëm me 17 për qind në tremujorin e dytë 2024, ndërsa prodhimi ka vijuar të rritet me rreth 14 për qind. Kush do ti blejë banesat e reja, nëse tregu po shkon drejt ngopjes? Dhe sa e gatshme ose fleksibël do të tregohet ekonomia për të orientuar në kohë investimet në të tjerë sektorë, sipas nevojave të tregut:        

Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike:

Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

SHIFRA E DITËS: "Flluska" që po ngrihet! Ndërtimet

Indekset e treguesve në aktivitetin industri, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHIFRA E DITËS: "Flluska" që po ngrihet! Ndërtimet

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHIFRA E DITËS: "Flluska" që po ngrihet! Ndërtimet

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

SHIFRA E DITËS: "Flluska" që po ngrihet! Ndërtimet

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Transport, Magazinim dhe Postë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Hotele

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Bar, Restorante

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Informacion dhe Komunikacion

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Agjenci udhëtimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

SHIFRA E DITËS: "Flluska" që po ngrihet! Ndërtimet

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH