Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Dhjetë ekonomitë më të mëdha në botë dhe perspektiva globale për vitin 2024

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Dhjetë ekonomitë më të mëdha

Ndërsa bota i afrohet asaj që synohej të ishte një dekadë transformuese për zhvillim, ekonomia globale do të shënojë një rekord disi negativ deri në fund të vitit 2024 – sepse parashikohet rritja më e ngadaltë në 30 vjet, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore mbi Perspektivat Ekonomike Globale.

Raporti i fundit i Situatës Ekonomike Botërore dhe Perspektivat për vitin 2024  paraqet një tablo të kthjellët të peizazhit ekonomik global. Ekonomia botërore vazhdon të përballet me kriza të shumta, duke rrezikuar progresin drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Megjithëse rritja ekonomike globale i tejkaloi pritshmëritë në vitin 2023, me disa ekonomi të mëdha që shfaqin qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, tensione gjeopolitike të ndezura dhe intensitet dhe shpeshtësi në rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, të cilat kanë rritur rreziqet dhe dobësitë themelore. Për më tepër, kushtet e shtrënguara financiare paraqesin gjithashtu rreziqe në rritje për tregtinë globale dhe prodhimin industrial.

Por cilat janë 10 ekonomitë më të fuqishme të botës për vitin 2024, sipas të analizës së GDP-së?  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia, Gjermania dhe India janë ekonomitë më të mëdha në botë në vitin 2024, sipas të dhënave të PBB-së së tyre. Në 10 vendet me ekonominë më të madhe në botë bëjnë pjesë edhe Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Brazili dhe Kanadaja (tabela në fund).     

Sakaq, raporti parashikon një ngadalësim të rritjes së PBB-së globale, nga 2.7% e vlerësuar në 2023 në 2.4% në 2024, duke sinjalizuar se mund të ketë një vazhdimësi të tendencave të ngadalta të rritjes. Ekonomitë në zhvillim, në veçanti, po përpiqen të rikuperohen nga humbjet e shkaktuara nga pandemia, me shumë që përballen me borxhe të larta dhe mungesa investimesh.

Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë, pritet të shohin një rënie të rritjes së PBB-së nga 2.5% në 2023 në 1.4% në 2024. Shpenzimet konsumatore, një shtytës kryesor i zhvillimin të ekonomisë së saj, ka të ngjarë të dobësohen për shkak të faktorëve të ndryshëm, ndërkohë Kina, mes “erërave” të kundërta vendase dhe ndërkombëtare, parashikohet të përjetojë një ngadalësim të moderuar, me rritje të vlerësuar në 4.7% në 2024, nga 5.3% në 2023. Evropa dhe Japonia gjithashtu përballen me luhatje të forta ekonomike, me norma rritjeje të parashikuara në 1.2% për të dy rajonet, në vitin 2024.

Vendet në zhvillim paraqesin një tablo divergjente. Afrika parashikohet të rritet pak, nga 3.3% në 2023 në 3.5% në 2024. Raporti vë në dukje se vendet më pak të zhvilluara parashikohen të rriten me 5.0% në 2024, megjithatë kjo është larg prej objektivit të rritjes prej 7,0%, normë e vendosur në  Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Borxhi i lartë dhe hapësira e kufizuar fiskale mbeten shqetësime urgjente për këto vende.

Tregu global i punës ka shfaqur tendenca divergjente midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim pas pandemisë. Vendet e zhvilluara përjetuan një rimëkëmbje të fortë me norma të ulëta papunësie. Ajo ishte 3.7% në SHBA dhe 6.0% në BE, në vitin 2023, shoqëruar me rritjen e pagave nominale sikurse edhe me ngushtimin e pabarazisë së pagave. Megjithatë, humbjet reale të të ardhurave dhe mungesa e fuqisë punëtore paraqesin sfida.

E ndërsa vendet në zhvillim tregojnë progres, ndërkohë që vende si Kina, Brazili, Turqia dhe Rusia raportojnë rënie të papunësisë, çështje si punësimi informal, boshllëqet gjinore dhe papunësia e lartë tek të rinjtë vazhdojnë të jenë shqetësuese. Globalisht, rënia e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore në 47.2% në 2023 (krahasuar me 48.1% në 2013) dhe shkalla e lartë NEET (jo në punësim, arsim apo trajnim) prej 23.5% mes të rinjve nxjerr në pah sfidat e qëndrueshme në barazinë gjinore dhe punësimin e të rinjve.

Që nga prezantimi i ChatGPT në nëntor 2022, ka pasur përparim të rëndësishëm në inteligjencën artificiale. Brenda gjashtë muajve nga prezantimi i ChatGPT, një e treta e firmave në mbarë botën përdorën AI gjeneruese për të paktën një funksion dhe rreth 40% planifikonin të zgjeronin investimet në AI. Pranimi i shpejtë i AI dyshohet se do të përkeqësojë pabarazitë në të ardhura. Inteligjenca artificiale mund të zvogëlojë kërkesën për punë me aftësi të ulëta, duke ndikuar në mënyrë disproporcionale tek gratë dhe vendet me të ardhura më të ulëta. Në SHBA, gratë, të cilat dominojnë punën në zyrë, janë në rrezik më të lartë të zhvendosjes së punës nga AI. Gjithashtu, ka një hendek të rëndësishëm gjinor në profesionet e AI.

Inflacioni global, një shqetësim kyç gjatë dy viteve të fundit, po tregon shenja lehtësimi. Inflacioni total global ra nga 8.1% në 2022 në rreth 5.7% në 2023 dhe parashikohet të bjerë në 3.9% në 2024. Megjithatë, inflacioni i çmimeve të ushqimeve mbetet një çështje kritike, duke përkeqësuar pasigurinë ushqimore dhe varfërinë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Rreth 238 milionë njerëz kanë përjetuar pasiguri akute ushqimore në vitin 2023, një rritje prej 21.6 milionë nga viti i kaluar.

Raporti thekson gjithashtu sfidat në tendencat globale të investimeve, me një ngadalësim të theksuar të rritjes së investimeve si në ekonomitë e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim. Megjithatë, ndërsa vendet e zhvilluara kanë vazhduar të kanalizojnë investimet në sektorë të qëndrueshëm dhe të drejtuar nga teknologjia si energjia e gjelbër dhe infrastruktura dixhitale, vendet në zhvillim përballen me sfida të tilla si largimi i kapitalit dhe reduktimi i investimeve të huaja direkte. Tensionet gjeopolitike ndikojnë më tej në këto tendenca, duke ndikuar në flukset e investimeve në rajon.

Rritja globale e investimeve pritet të mbetet e ulët për shkak të pasigurive ekonomike, barrës së lartë të borxhit dhe rritjes së normave të interesit. Investimet në sektorin e energjisë, veçanërisht në energjinë e pastër, po rriten, por jo me një ritëm të mjaftueshëm për të përmbushur objektivin e emetimeve neto zero deri në vitin 2050.

Vendet në zhvillim përballen me nivele të larta të borxhit të jashtëm dhe rritje të normave të interesit, duke e bërë të vështirë aksesin në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Ka një rënie në ndihmën zyrtare për zhvillim dhe investimet e huaja direkte për vendet me të ardhura të ulëta.

SHIFRA E DITËS: Dhjetë ekonomitë më të mëdha

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH