Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Borxhi publik zbriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011. Arsyet pse nuk duhet të mburret ministri Mete!

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Borxhi publik zbriti nën 60% për herë

Raporti i borxhit publik të Shqipërisë ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke zbritur nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, tha të premten ministri i financave Ervin Mete.

Ulja e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së edhe nën nivelet para pandemisë shkon paralelisht me qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, tha Mete gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë.

Të dhënat tejkalojnë disi pritshmëritë e ministrisë së financave për uljen e raportit të borxhit ndaj PBB-së në 60% deri në fund të 2023.

Por a mund të quhet sukses ose performancë e mirë e ekonomisë fakti që është ulur borxhi publik i Shqipërisë ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB)?
Jo!
Pse?
Të dhënat e fundit tregojnë se vendet më të zhvilluara kanë një borxh disa herë më të lartë se vendet e varfra ose ato në zhvillim, ku futet vendi ynë, për faktin se ekonomitë e tyre prodhuese kanë besueshmëri dhe aftësi të shkëlqyera për të shlyer borxhet që marrin për ti dhënë hov ekonomive të tyre.

Më tepër se kaq vlen transparenca pse merret një borxhi nga qeveritë, kostoja e borxhit, për çfarë përdoret, efikasiteti si dhe metodat që përdoren për shlyerjen e tij.

Prodhimi ekonomik i Shqipërisë u zgjerua me 3.5% vitin e kaluar, tha muajin e kaluar zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore Luljeta Minxhozi, duke cituar të dhëna paraprake.

Borxhi publik i Shqipërisë ishte i barabartë me 64% të PBB-së në fund të tremujorit të tretë 2023, duke rënë me 3.69 pikë përqindjeje nga një vit më parë, tha ministria.

Borxhi i Qeverisë llogaritet si Borxhi i Përgjithshëm minus Borxhin e Brendshëm dhe të Huaj të Garantuar të Qeverisë. Ministria e Financave siguron borxhin e qeverisë në monedhën vendase.
Në raportet e fundit, Borxhi total i Shqipërisë arriti në 14.0 miliardë dollarë në qershor 2023, kurse PBB-ja nominale e vendit arriti në 1.0 miliardë dollarë në mars 2023.

SHIFRA E DITËS: Borxhi publik zbriti nën 60% për herë


Ndërkohë siç tregojnë të dhënat, Shqipëria arriti në nivelin e borxhit të brendshëm që kishte akumuluar qeverisja aktuale në kohën e qeverisjes së kaluar. Borxhi publik u rrit gjatë viteve të para të qeverisjes së majtë dhe u ul paradoksalisht gjatë krizës së pandemisë dhe krizës së çmimeve.

SHIFRA E DITËS: Borxhi publik zbriti nën 60% për herë


Të dhënat e borxhit publik që afrojnë vendet e zhvilluara dhe ato të rajonit tregojnë se është përgjegjshmëria se si duhet të përdoret një i tillë kur ai merret si dhe vizioni për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë më të rëndësishme se raporti i mundshëm i uljeve dhe ngritjeve në periudha të ndryshme.

Në shtator 2023 mesatarja e raportit të borxhit publik të Bashkimit Europian ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) ishte (82.6 për qind), në Gjermani (64 për qind), kurse në Francë (111).

Raporti i borxhit publik të Japonisë ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB), si një ndër vendet më të zhvilluara në botë ishte (220 për qind). Një raport të lartë borxhi paraqesin vendet tona fqinje, anëtare të BE-së si Italia (140), Greqia (166), apo edhe Kroacia me (67 për qind).

Mali i Zi (59), Maqedonia e Veriut (54), Serbia (52) dhe Sllovenia (70). Si një tjetër krahasim që borxhi publik nuk tregon asgjë mbi performancën dhe zhvillimin ekonomik të një vendi është se Kosova e ka një të tillë (19), kurse Kuvajti (0.5).

SHIFRA E DITËS: Borxhi publik zbriti nën 60% për herë

SHIFRA E DITËS: Borxhi publik zbriti nën 60% për herë

SHIFRA E DITËS: Borxhi publik zbriti nën 60% për herë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH