Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Bilanci tregtar i Shqipërisë për 2024-ën në “depresion”! Bien eksportet me vendet e BE-së, rriten 155,4 % me Kinën

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Bilanci tregtar i Shqipërisë për
Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore në sektorët kryesorë të prodhimit pritej të reflektohej dhe të shoqërohej me një depresion të tillë, aq sa përveç rënies së eksporteve vihet re edhe një zhvendosje e partnerëve tregtarë. Bizneset italiane, kryesisht të fasonerisë që operojnë në vendin tonë duket se po përjetojnë krizën më të thellë të dekadës së fundit dhe kjo rënie lidhet me mungesën e fuqisë punëtore. Në një situatë të ngjashme ndodhen edhe sipërmarrjet prodhuese vendase dhe ato të vendeve të tjera të BE-së, teksa ka luajtur ndikim në "depresionin masiv" edhe rënia drastike e Euros. Ndërkohë, shifrat zyrtare të katër muajve të parë të vitit 2024 tregojnë një interes në rritje të kinezëve çka ka çuar në rritjen më të fortë të eksporteve dhe në përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Kinës.

SHIFRA E DITËS: Bilanci tregtar i Shqipërisë për
Në këtë katërmujor sipas shifrave të INSTAT eksportet e mallrave arritën vlerën 130 mld lekë, duke u ulur me -17,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 284 mld lekë, duke u rritur me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 154 mld lekë, duke u rritur me 22,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Në muajin Prill 2024, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2023 është: Kina (155,4 %), Spanja (84,7 %), Maqedonia e Veriut (91,4 %),etj.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (18,3 %), Greqia (2.2 %) dhe Gjermania (8.1 %).

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia (13,3 %), Kosova (4,5 %) dhe Greqia (31,3 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe është: Kina (21,4%).

Në muajin Prill 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Turqia (25,0 %), Kina (0,2 %) dhe Greqia (15,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (11,8 %), Maqedonia e Veriut (5,9 %) dhe Austria (25,0 %) .

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (22,4 %), Greqia (22,8 %) dhe Gjermania (8,2 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (5,6 %), Kina (7,2 %) dhe Maqedonia e Veriut (15,3 %).

SHIFRA E DITËS: Bilanci tregtar i Shqipërisë për
Eksporte-Importe

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4 %, të gjithë tregtisë. Në Prill 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,5 % të importeve gjithsej.Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,1 %), Kina (8,5 %), Turqia (8,2 %) dhe Greqia (7,5 %).

Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 58,7 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Prill 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,2 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,9 %), Turqia (9,2 %), Greqia (7,4 %) dhe Kina (7,1 %).

SHIFRA E DITËS: Bilanci tregtar i Shqipërisë për
Bilanci për muajin prill 2024

Në Prill 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 3,9 %, në krahasim me Mars 2024.
Importet e mallrave arritën vlerën 75 mld lekë, duke u rritur me 0,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me Mars 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 41 mld lekë, duke u ulur me -0,3 %, krahasuar me Prill 2023 dhe me -2,0 %, në krahasim me Mars 2024.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Gjatë muajit Prill 2024, në rritjen e eksporteve prej 1,8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +4,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -3,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,6 pikë përqindje, etj.

Eksportet, gjatë këtij katërmujori janë ulur me -17,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -7,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 0,2 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0,1 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Gjatë muajit Prill 2024, në rritjen e importeve prej 0,6 %, krahasuar me Prill 2023, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,9 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet:
“Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje,“Tekstile dhe këpucë” me -0,8 pikë përqindje, etj.

Si katërmujor, importet janë rritur me 0,4 %, krahasuar me katërmujorin e parë 2023. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,9 pikë përqindje dhe
“Ushqime, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,3 pikë përqindje, etj.

SHIFRA E DITËS: Bilanci tregtar i Shqipërisë për

SHIFRA E DITËS: Bilanci tregtar i Shqipërisë për

SHIFRA E DITËS: Bilanci tregtar i Shqipërisë për

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH