Në Gusht 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me -18,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -32,5 %, në krahasim me Korrik 2024. Importet e mallrave arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -19,4 %, në krahasim me Korrik 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 46 mld lekë, duke u rritur me 15,6 %, krahasuar me Gusht 2023 dhe duke u ulur me -11,0 %, në krahasim me Korrik 2024.
Në këtë tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 255 mld lekë, duke u ulur me -14,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 595 mld lekë, duke u rritur me 3,2 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 340 mld lekë, duke u rritur me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Gjatë muajit Gusht 2024, në uljen e eksporteve prej -18,2 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -10,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,8 pikë përqindje, etj.
Eksportet, gjatë këtij tetëmujori janë ulur me -14,9 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -6,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,6 pikë përqindje, etj. Pozitivisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje, etj.
Si tetëmujor, importet janë rritur me +3,1 %, krahasuar me tetëmujorin e parë 2023. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,5 pikë përqindje, Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,4 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,9 pikë përqindje, etj.
Në muajin Gusht 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2023 janë: Italia (1,5 %), Kosova (17,4 %), Greqia (43,4 %), etj.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Gjermania (34,2 %), Kina (46,3 %), Turqia (37,8 %), etj.
Gjatë këtij tetëmujori vendi me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, është: Italia (13,2 %), Kosova (2,3 %), Greqia (24,1 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (28,6 %), SHBA (0,8 %), etj. Në muajin Gusht 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (2,8 %), Kina (13,0 %), Turqia (22,1 %), etj.
Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania (6,5 %), Spanja (40,7 %), Maqedonia e Veriut (28,6 %), etj.
Gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (17,6 %), Greqia (19,4 %), Gjermania (4,5 %), etj.
Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (2,4 %), Kina (1,6 %), Spanja (3,5 %), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 52,1 %, të gjithë tregtisë.
Në Gusht 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 65,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 47,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (22,1 %), Kina (11,2 %), Turqia (8,1 %) dhe Gjermania (6,9 %).
Shkëmbimet tregtare, për tetëmujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 57,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar- Gusht 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,4 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,9 %), Turqia (8,2 %), Kina (8,1 %) dhe Greqia (7,2 %).