Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 62,7% të ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri vijnë nga BE. Çfarë rruge tjetër mbetet për të ndjekur?

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: 62,7% të ndërmarrjeve të huaja në

Jo vetëm gjeografikisht. Shqipëria nuk është e orientuar nga Bashkimi Europian edhe politikisht. Por është e varur në atë që është me e rëndësishme, ekonomikisht.

Jo vetëm volumi tregtar, por vendet e Bashkimit Europian kryesojnë investimet direkte në vendin tonë. Është kjo arsyeja, që jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, edhe Serbia madje që mban lidhje të ngushta me Rusinë, e sheh të ardhmen nga BE për shkak të varësisë dhe interesave ekonomikë.

Në vitin 2022 ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë mesatarisht 62,7% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,3 % të këtyre ndërmarrjeve. Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet: Shërbime të tjera (26,2 %), Tregti (13,0 %) dhe Industri (10,0%).

SHIFRA E DITËS: 62,7% të ndërmarrjeve të huaja në

Megjithatë bie në sy fakti se nga investimet e huaja mungojnë investimet e mëdha, kjo sepse Shqipëria është një treg i vogël dhe konsumi është i papërfillshëm. Madje edhe Ballkani është një treg që nuk paraqet interes për investitorë të mëdhenj. Faktor tjetër është mjedisi, ku vendi nuk jep garanci sidomos në fushën e ligjit për të tërhequr investime të mëdha. Gjatë vitit 2022, ndërmarrjet nga vendet e BE-së me 1-9 të punësuar mbulojnë 83,8 % të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa ndërmarrjet me 250+ të punësuar mbulojnë 1,3 %. Në vitin 2022, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18,9 % të punësimit gjithsej dhe 19,8 % të shitjeve neto.

Vendet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2022 këto vende kanë zënë 73,9 % të punësimit gjithsej.

SHIFRA E DITËS: 62,7% të ndërmarrjeve të huaja në

 Në fund të vitit 2022, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të stokut (54,0%). Ndërkohë Zvicra dhe Holanda dominojnë stokun e investimeve direkte respektivisht me 16,9% dhe 15,9%. Sektorët “Aktivitete të pasurive të paluajtshme”, “Industria nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë”, përbënin vlerat më të larta të fluksit të ID gjatë vitit 2022, përkatësisht me 21,2%, 19,6% dhe 12,8%.

Në vitin 2022, pjesën më të madhe të vlerës së eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Italiane me 41,1 %, ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Turke me 16,6 % dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Kineze me 13,9 %.

Referuar vlerës së importeve të mallrave për të njëjtën periudhë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Italiane, gjithashtu zënë pjesën më të madhe të vlerës së importeve me 35,9 %, ndjekur nga ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Turke me 16,2 % dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Greke mesatarisht me 5,7 %.

Në vitin 2022, eksportet e mallrave të ndërmarrjeve me pronësi/bashkëpronësi nga vendet e BE-së zënë 61,0 %, të eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Ndërkohë importet e mallrave këtyre ndërmarrjeve përbëjnë 66,2 %, të importeve të mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.

SHIFRA E DITËS: 62,7% të ndërmarrjeve të huaja në

Në vitin 2022, eksportet e mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 48,4 %, të eksporteve të mallrave gjithsej. Ndërkohë importet e mallrave të këtyre ndërmarrjeve përbëjnë 25,2 %, të importeve të mallrave gjithsej.

SHIFRA E DITËS: 62,7% të ndërmarrjeve të huaja në

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH