Ekonomi

SHIFRAT e Eurostat: Tirana, kryeqyteti me dendësinë më të madhe të popullsisë, në Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Liberale

SHIFRAT e Eurostat: Tirana, kryeqyteti me dendësinë më të

Dyndja masive e viteve të fundit pritet të shoqërohej me një rezultat të tillë. Në Tiranë, dendësia e popullsisë për kilometër është 562 persona, ose pesë herë më e lartë sesa mesatarja e vendit, çka e bën kryeqytetin shqiptar kryeqendrën me dendësinë më të madhe në Ballkanin Perëndimor.

Në rang vendi, Shqipëria renditet në vendin e 21, nga 37 shtete që janë marrë në analizë nga Eurostat, vendet anëtare dhe ato që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së.

Rekordin në Europë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror.

Pas Tiranës, vjen Shkodra, me 251 banorë për kilometër katror. Më pak banorë ka Gjirokastra, me vetëm 21 për kilometër katror.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, kryeqyteti shqiptar ka dendësinë më të lartë të popullsisë, sipas të dhënave nga Eurostat.

Me diferencë të ngushtë pas Tiranës vjen Beogradi i Serbisë (536), i ndjekur nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut (335).

Shqipëria në rang kombëtar edhe për shkak të sipërfaqes së vogël dominon në rajon, me 99 banorë për një kilometër katror.

E dyta vjen Serbia me 90.5, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 73.7.

Mali i Zi, i cili raportohet vetëm si shtet, ka një dendësi prej 45.6 banorësh për një kilometër katror, ndër më të ulëtat në Europë. Të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë.

Në Europë rekordin e dendesisë si qytet e mban Parisi me 20.5 mijë banorë që jetojnë në një kilometër katror.

Në Athinë  densiteti është 11.3 mijë, në Bruksel 7.7 mijë, në Vjenë gati 5 mijë. Në Romë ka 799 banorë për kilometër katror, në Madrid 855. Në Stamboll jetojnë rreth 3 mijë persona në një sipërfaqe prej një kilometër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH