Ekonomi

Rënie e lehtë e inflacionit për muajin mars, por bien edhe prodhimet e vendit. Çmimet e zarzavateve "në qiell"

Shkruar nga Liberale

Rënie e lehtë e  inflacionit për muajin mars, por bien edhe

Zarzavatet përfshirë edhe patatet patën rritjen më të lartë të çmimeve për muajin mars 2024.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2024, arriti 117,3 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2024, sipas të dhënave zyrtare të Instat, Institutit i Statistikave, është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,3 %.

Ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2024, krahasuar me Shkurt 2024 është 0,4 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,70 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,45 pikë përqindje.

Rënie e lehtë e  inflacionit për muajin mars, por bien edhe

Krahasuar me muajin Mars 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2 %, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 3,5 %, “pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,4 %, “Shërbimi arsimor” me 2,3 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0 %, “shëndeti” me 1,9 % dhe “Komunikimi” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “transporti” shënuan ulje me 0,3 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4,7 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4,0 %, “mish” me 3,7 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shkurt 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,0 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 %, “Transporti” me 0,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.

Rënie e lehtë e  inflacionit për muajin mars, por bien edhe

Nëse e krahasojmë me Europën, inflacioni në vendin tonë është thuajse njësoj. I vetmi ndryshim është se në Europë në rritjen e inflacionit kanë ndikuar shërbimet, ndërsa në vendin tonë ushqimet. Sakaq, inflacioni vjetor pritet të jetë 2.4% në mars 2024, në Eurozonë, nga 2.6% që ishte në shkurt, sipas një vlerësimi të shpejtë nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian. Duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit të eurozonës, shërbimet pritet të kenë normën më të lartë vjetore në muajin mars.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH