Ekonomi

Rënie e lehtë e INFLACIONIT në muajin maj, por çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten

Shkruar nga Liberale

Rënie e lehtë e INFLACIONIT në muajin maj, por çmimet e

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2024, arriti 116,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2024 është 2,2 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 4,7 %.  Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2024, krahasuar me Prill 2024 është - 0,2 %, sipas INSTAT, që do të thotë se në total çmimet kanë pësuar rënie.

Si krahasim, inflacioni në 20 vende që përdorin euron rritet në 2.6% në maj, me gjasë nuk do të ndalojë uljen e normës së Bankës Qendrore Evropiane.

Rënie e lehtë e INFLACIONIT në muajin maj, por çmimet e

Në vendin tonë, ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,69 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,42 pikë përqindje.

Rënie e lehtë e INFLACIONIT në muajin maj, por çmimet e

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,28 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,11 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,06 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “argëtim dhe kulturë” me 3,7 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 3,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,2 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,9 %, “Shëndeti” me 1,7 %, “Transporti” me 1,1 % dhe “Komunikimi” me 0,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,9 %, “mish” me 2,3 %, etj.

Krahasuar me muajin Prill 2024, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 1,1 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,7 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 0,6 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,2 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Komunikimi”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH