Ekonomi

Produktet ushqimore u rritën me 5,8 %, më tepër se çdo produkt tjetër që prodhohet në vend

Shkruar nga Liberale

Produktet ushqimore u rritën me 5,8 %, më tepër se çdo

Nga prodhimet vendase, ushqimet janë ato që pësojnë rritjen më të lartë. Rritja e çmimit të lëndëve të para, e kostos së punës konsiderohen faktorë kryesorë  

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 131,6 kundrejt vitit 2020, sipas INSTAT. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 3,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 21,4 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e katërt 2023 shënoi rritje me 0,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 7,5 % vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet, “Industri nxjerrëse”, me 4,5 %, “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,7 % dhe “Industri përpunuese” me 1,5 %.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “përpunimi i produkteve ushqimore” me 5,8 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pijeve” me 4,5 %, “prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,4 %, “Prodhimi i mobiljeve” me 3,4 %, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 3,3 %, etj. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 4,7 %, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3,3 %, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3,2 %, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,5 %, etj.

Produktet ushqimore u rritën me 5,8 %, më tepër se çdo

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas:

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, indeksi shënoi rritje me 4,2 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 11,0 %, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 6,4 %, “Industria Përpunuese” me 1,9 % dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, indeksi shënoi rritje prej 1,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 14,0 %, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 1,1 %. Nga ana tjetër, seksioni “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 1,1 %, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 1,0 %.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, rritja më e madhe prej 0,9 % vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” me 0,6 %, “Industri Përpunuese” me 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, indeksi shënoi rritje me 0,4 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi shënoi rritje me 0,3 %.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH