Prodhimi dhe shitja e produkteve kryesore industriale në vendin tonë ka shënuar rënie, ndërkohë që kjo shpjegohet me mungesën e fuqisë punëtore, apo edhe me konkurrencën.
Produktet pijeve jo alkolike dhe ujë mineral dhe i gazuar gjatë vitit patën rritjen më të madhe nga prodhimet industriale, kjo për arsyen e konsumit vendas si dhe të rritjes së kërkesës prej fluksit të turistëve.
Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT (Instituti i Statistikave), është prodhuar 891.400 ton naftë. Prodhimi i hekurit bruto, çelikut dhe formave të tjera primare në vitin 2023 u vlerësua 474.444 ton. Gjatë vitit 2023 është prodhuar 822.206 ton xeherorë dhe koncentrate të kromit dhe 2.176.865 ton çimento. Prodhimi i grupit të produkteve të pijeve jo alkolike dhe ujë mineral dhe i gazuar u vlerësua 498.762.537 litra, duke u rritur me 15,9 %, krahasuar me vitin e kaluar.
Vlera e shitjeve për produktin naftë gjatë vitit 2023 ishte 39.280 milionë lekë.
Vlera e shitjeve për produktin hekur bruto dhe çelik gjatë vitit 2023 ishte 33.116 milonë lekë.
Vlera e shitjeve për produktin xeherorë dhe koncentrate të kromit gjatë vitit 2023 ishte 20.359 milionë lekë.
Vlera e shitjeve për produktin çimento portland dhe çimento të tjera gjatë vitit 2023 ishte 19.387 milionë lekë.
Vlera e shitjeve për grupin e produkteve të pijeve jo alkolike dhe ujë mineral dhe i gazuar është gjatë vitit 2023 ishte 13.221 milionë lekë duke u rritur me 12,8 %, krahasuar me vitin e kaluar.
Gjatë vitit 2023 metalurgjia zuri 13,5 % të vlerës së shitjeve gjithsej të produkteve industriale nga 15,2 % që zinte në vitin 2022.
Përpunimi i produkteve ushqimore zuri 11,7 % të shitjeve gjithsej gjatë vitit 2023 nga 11,4 % që zinte në vitin 2022, ndërsa nxjerrja e naftës bruto zuri 10,5 % të shitjeve gjithsej gjatë vitit 2022 nga 11,2 % që zinte në vitin 2022.
Në figurën e mëposhtme paraqitet vlera e produkteve industriale të shitura, sipas ndarjeve të Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike Rev.2 (NVE Rev. 2).