Ishulli i Sazanit, një prej destinacioneve turistike më të njohura në vend do të mbyllet nga 1 shtatori për vizitorët.
Vendimi, është pjesë e përgatitjeve për transferimin e ishullit tek kompania ndërtuese e Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Mbyllja e këtij destinacioni për turistët sjell edhe fundin e historisë së tij si zonë plazhi për qytetarët e thjeshtë. Kompania amerikane Affinity Partners e Jared Kushner planifikon të zhvillojë një projekt të madh në ishull.
Ky projekt pritet të sjellë një ndryshim të madh në peizazhin e ishullit.
Sazani ka qenë një zonë e mbyllur për shumë dekada gjatë periudhës komuniste, duke shërbyer si bazë ushtarake, dhe hapja e tij për publikun ishte një mundësi unike për eksplorimin e kësaj pjesa të veçantë të historisë shqiptare.