Një pjesë e mirë e miellit që përdorin shqiptarët për konsum, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, vjen nga Serbia. Prodhuesit vendas janë ankuar vazhdimisht për çmimet, teksa nuk po fitojnë dot konkurrencën me çmimin e miellit që vjen nga importi.
Ndërkohë që Serbia ka përcaktuar edhe çmimet, me qëllim për të shmangur abuzimet, por edhe për të dominuar tregun në rajon.
Qeveria serbe tha se po zgjat kufirin e rregullimi të çmimeve për prodhuesit e miellit, si të shitjes me shumicë ashtu edhe me pakicë, të prezantuar për herë të parë në muajin mars. Vendimi parashikonte që të zgjaste gjashtë muaj deri më 28 shkurt 2025, me qëllim për të parandaluar ndërprerjet e tregut.
Kjo do të thotë se çmime dysheme për llojin më të zakonshëm T-500 të miellit të grurit do të mbetet në 49,99 dinarë (0,43 euro) për kg, dhe tavani për llojin e miellit T-400 do të qëndrojë në 54,99 dinarë për kg pas shtatorit.
Çmimi më i lartë i prodhimit për T-500 nuk duhet të shkojë përtej 40,90 dinarëve për kg, dhe për T-400 nuk duhet të kalojë 45,00 dinarë për kg, thuhet në deklaratë.
Inflacioni vjetor i Serbisë u rrit në 4.3% në korrik nga 3.8% në qershor. Çmimet e ushqimeve dhe pijeve u rritën me 1.4% në vit në korrik pas rënies me 0.1% vjetore në muajin më parë. /Liberale.al/