Ekonomi

Çmimet e ushqimeve rritje, edhe për muajin prill! Cilët kategori po dëmton më tepër inflacioni?

Shkruar nga Liberale

Çmimet e ushqimeve rritje, edhe për muajin prill! Cilët

Inflacioni ose Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2024 sipas të dhënave të fundit të INSTAT është 2,3 %.

Çmimet e ushqimeve rritje, edhe për muajin prill! Cilët

Çmimet në muajin prill sipas shifrave zyrtare kanë pësuar një rritje të lehtë, duke ruajtur nivelin mesatar të vendeve të BE-së.

Çmimet e ushqimeve rritje, edhe për muajin prill! Cilët
Çmimet e ushqimeve vijojnë të ndikojnë më tepër në normën e inflacionit

Por ajo që mbetet shqetësuese është fakti që ushqimet vijojnë të rriten, ndërsa rritja e normës se inflacionit nuk reflektohet te ndryshimi i i të ardhurave për shumicën e qytetarëve duke dëmtuar kryesisht më të varfrit, ata të cilët punojnë në sektorin privat dhe pensionistët.

Çmimet e ushqimeve rritje, edhe për muajin prill! Cilët
Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,5 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 3,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 %, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9 % secila, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8 %, “Shëndeti” me 2,5 % , “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %, “Transporti” me 0,6 % dhe “Komunikimi” me 0,1 %.

Në muajin Prill 2024, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është
0,01 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me
1,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”,
“Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secila, “Veshje dhe këpucë”,
“Komunikimi”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %
secila. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,4 %.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH