Ekonomi

“Merano Festival”, çelet panairi që mbledh 40 kantina vere nga hapësira shqiptare

Shkruar nga Liberale

“Merano Festival”, çelet panairi që mbledh 40 kantina

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj vizitoi të shtunën panairin “Merano Festival” që u çel tek Pazari i Ri në Tiranë.

“Festivali i Verës Merano”, traditë italiane që daton nga viti 1992 mbahet këtë vit në Tiranë  tek Pazari i Ri, në fundjavën e 11 dhe 12 majit. Panairi mbledh së bashku kantinat e Shqipërisë dhe Kosovës duke promovuar prodhuesit shqiptarë të verërave dhe produktin vendas në tregun kombëtar dhe atë global.

Denaj e përshkroi panairin si “shije dhe traditë shqiptare, kënaqësi konsumatore” me pjesëmarrjen e 40 kantinave të verës nga mbarë hapësira shqiptare.

Në ceremoninë e hapjes, Denaj shprehu dëshirën që të shkohet përtej shitjes dhe shijimit të produkteve.

“Të lidhim kontrata, sepse ajo stimulon më shumë mbjelljen e tokës shqiptare me vreshta dhe kultivarët tanë autoktonë, por që e bën produktin tonë të shkojë përtej Shqipërisë, drejt tregjeve ndërkombëtare”, u shpreh Denaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH