Ekonomi

Më 27 Mars hapen skemat e subvencioneve në Bujqësi

Shkruar nga Liberale

Më 27 Mars hapen skemat e subvencioneve në Bujqësi

Skemat e subvencionit të këtij viti në Bujqësi fillojnë më 27 Mars dhe interesi i fermerëve të Lushnjes për të përfituar prej tyre është rritur.

Plotësimi i dokumentacionit dhe llojet e skemave janë në vëmendjen e aplikantëve.

Ndryshe nga aplikimet nder vite, grupimet në kooperativa këtë vit u ofrojnë mundësi për të qenë fitues fermerëve. Por për ta, kjo pikë e skemave të subvencioneve shihet si e parealizuar.

Për Drejtorin Rajonal Ferdinand Shani këtë vit nuk ka garë kush aplikon i pari fiton dhe i fundit humbet.

Fermerët kanë dy mundësi të reja, të hapin numër llogarie në bankë për të marrë lekë dhe jo tollona nafte, si dhe të grupohen më shumë se 4 fermerë për të përfituar mbështetjen.

Grupet e specialistëve në terren po orientojnë fermerët për dokumentacionin e duhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH