Ekonomi

Mbi 8 mijë gra të papuna u siguruan këtë vit. Skema: Kush përfiton dhe si kryhet aplikimi

Shkruar nga Liberale

Mbi 8 mijë gra të papuna u siguruan këtë vit. Skema: Kush

Mbi 8 mijë gra të papuna kanë përfituar vjetërsi në punë, duke ndihmuar në derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Prej 1 Janarit të vitit të kaluar kur hyri në fuqi vendimi i qeverisë, 8579 gra të papuna me mbi 3 fëmijë kanë përfituar nga programi i pagesës së sigurimeve për një periudhë 5-vjeçare, sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan,.

Numri më i madh i përfitueseve është në qarkun e Tiranës e ndjekur nga Elbasani dhe Shkodra.

Për sociologët, kjo mbështetje e grave në shoqërinë shqiptare duhet të shtrihet edhe më tej në kohëzgjatje, si në vendet e Europës.

Mbështetja e grave në shoqërinë shqiptare duhet të jetë një konstante e vazhduar e përhershme, thonë sociologët sepse puna e papaguar e grave të papuna është një padrejtësi sociale.

Aplikimi kryhet përmes platformës e-Albania përfshin vetëm ato gra që kanë mbi 3 fëmijë deri në moshën 18 vjeç, ku fëmija i tretë duhet të jetë deri në 5 vjeç. Aplikimi nga gratë përfituese do të bëhet vetëm njëherë, më pas do të jenë strukturat shtetërore që do të përditësojnë listat mujore.

Të gjitha ato gra, të cilat mund të refuzohen për një nga kriteret përjashtues mund të riaplikojnë sërish kur t’i përmbushin ato.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH