Ekonomi

Marrëveshja në Shkup mes tri qeverive dhe mungesa e Kosovës, flasin ekspertët për Liberale: Çfarë pritet të sjellë?

Shkruar nga Liberale

Marrëveshja në Shkup mes tri qeverive dhe mungesa e Kosovës,

Aranit Muraçi

Qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut firmosën në Shkup marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Detajet e marrëveshjes u dhanë gjatë paradites së sotme, pas samitit në Shkup mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të Bashkimin Europian, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa një e tillë u tha se ka për qëllim rritjen ekonomike dhe zhvillimin e rajonit tonë. Protokolli i nënshkruar ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes dhe kushteve të saj për akses të lirë në tregun e punës, në mbarë Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pika tjetër e marrëveshjes ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, me kartë elektronike.

Sakaq, ekspertët e kontaktuar nga “Liberale.al”, folën rreth marrëveshjes më të fundit, të cilën e shohin atë si vazhdim të nismës “Ballkan i Hapur”.  Joana Shima, pedagoge pranë Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës, Fakulteti i Ekonomisë Biznesit dhe Zhvillimit, Universiteti Europian i Tiranës, flet mbi marrëveshjen e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mbi lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Nisma “Ballkani i Hapur” është një bashkëpunim mes tre vendeve të rajonit (Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) që synon të zbatojë katër liritë e BE-së: lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”, - shprehet Shima. – “Lëvizja e lirë e punëtorëve vjen si pasojë e zhvillimeve demografike dhe nevojë e tregut për më shumë punëtorë, ndaj është një mundësi e mirë shkëmbimi dhe bashkëpunimi”.

Marrëveshja, duke nisur nga 1 marsi 2024, dita kur besohet se do të hyjë në fuqi, ka si qëllim që të garantojë një treg plotësisht të lirë të punës fillimisht mes tre vendeve që e u bënë zyratrisht pjesë e saj: Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Joana Shima e sheh pozitive marrëveshjen për 12 milionë qytetarë të tri vendeve të rajonit tonë.

Marrëveshja do t’u mundësojë vendeve të rajonit hapjen e kufijve për të lehtësuar jetën e qytetarëve (rreth 12 milionë banorë) dhe komunitetit të biznesit. Kjo nismë është një lëvizje e suksesshme për pronësinë rajonale dhe ndihmon në integrimin e vendeve përkatëse në Bashkimin Europian, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rritjen ekonomike. Bashkëpunimi mendoj se do të kontribuojë pozitivisht në krijimin e një klime më të mirë biznesi për ndërmarrjet vendase dhe të huaja, për të kapërcyer problemin me mungesën e fuqisë punëtore. Rritja e punësimit do të sillte një rritje të aktivitetit ekonomik dhe mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm në të tre vendet. Gjithashtu, do të ndikonte në rritjen e nivelit të të ardhurave dhe standardit të jetesës për punonjësit dhe familjet e tyre”, shprehet Shima.

Marrëveshja në Shkup mes tri qeverive dhe mungesa e Kosovës,

Më tej, në analizën e saj për Liberale, lidhur me marrëveshjen tripalëshe, duke qenë se është lënë jashtë Kosova, ekspertja e ekonomisë dhe pedagogia e UET, Joana Shima, shton: - ”Në aspektin politik, statusi i Kosovës ka qenë një çështje e ndjeshme për një kohë të gjatë, lidhur me pavarësinë e saj. Kjo ka sjellë sfida të mëdha në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në marrëveshje ndërkombëtare dhe rajonale. Kosova mund të ishte pjesë e marrëveshjes dhe të përfitonte por pozicioni i saj në raport me Serbinë kushtëzohet nga proçese të tjera politike dhe ekonomike. Nga pikëpamja ekonomike, përfshirja e Kosovës në një marrëveshje të lirë për lëvizjen e punëtorëve do të kishte përfitime të shumta në rritjen e mundësive të punësimit për qytetarët e Kosovës, si dhe në krijimin e një ambienti të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik”.

Marrëveshja në Shkup mes tri qeverive dhe mungesa e Kosovës,

Vendet e rajonit po ashtu kanë firmosur edhe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, bujqësisë, shëndetësisë dhe energjisë, në kuadrin e Ballkanit të Hapur, nismë të cilës, Kosova ka refuzuar t’i bashkohet.

Për marrëveshjen u firmosën edhe dy protokolle mes të tri shteteve anëtare, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e konsideroi këtë marrëveshje si një lajm të madh dhe të rëndësishëm që “do të kontribuojë shumë në krijimin e një ambienti më të mirë biznesi për kompanitë vendase dhe të huaja, për të kapërcyer problemin me mungesën e fuqisë punëtore.”  Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në korrik të vitit 2023, deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” kishte dhënë rezultatet e tij dhe se tashmë duhej fokusuar në Procesin e Berlinit. Kjo nismë edhe në aspektin politik, pavarësisht lënies së Kosovës jashtë, shihet si një veprim që e çon rajonin më afër Bashkimit Europian.

Marrëveshja në Shkup mes tri qeverive dhe mungesa e Kosovës,

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH