Ekonomi

Kush punon më shumë në Shqipëri, gratë apo burrat?

Shkruar nga Liberale

Kush punon më shumë në Shqipëri, gratë apo burrat?

Sipas të dhënave të INSTAT gratë shqipëtare punojnë më shumë se burrat.

Gjithshtu nga studimi thuhet se gratë pranojnë më shumë të punojne të papaguara, ndërsa meshkujt përqëndrohen tek puna e paguar. 

Pse ndodh ky fenomen? Një nga mendimet e para që na vjen ndërmend është që është më e lehtë për një mashkull që të sigurojë një punë të paguar mirë sesa për një femer pasi ekziston ende steriotipi se meshkujt janë më të zotë se femrat.

Më kryesorja, meshkujt e kanë më të lehtë të largohen në emigracion ndaj edhe në vendin e tyre u mbetet që t'iu afrohen më sumë punë për femrat.  

Gjithashtu ka punë specifike të cilat janë të rezervuara për meshkujt, për shëmbull poste drejtuese ne departamente të ndryshme. 

Megjithatë mund të themi se në shifrat e larta të punëtorëve pa pagesë ka ndikuar edhe rritja e kërkesës së punëdhenësve për punëtore me eksperiencë, dhe për të krijuar ekspriencë shpesh ndodh te punosh punë të pa paguar, intershipe apo punë vullnetare.

"Meshkujt kalojnë shumë më tepër kohë sesa femrat duke kryer punë të paguar, si përsa i përket numrit të orëve dhe minutave, ashtu edhe shkallës së pjesëmarrjes në kryerjen e punës së paguar në një ditë mesatare.

Femrat kalojnë shumë më tepër kohë duke kryer punë të papaguar, si përsa i përket numrit të orëve dhe minutave, ashtu edhe përqindjes të personave që kryejnë punë të papaguar në një ditë mesatare.

Nga totali i punës së papaguar të kryer nga popullësia 10 vjeç e lart, meshkujt kryejne 14 përqind ndersa femrat 86 përqind. Kjo është një shpërndarje shumë e pabarabartë si ne terma absolutë, ashtu edhe ne terma relativë, krahasuar me vende te tjera europiane.

Edhe mes të rinjve (10 deri ne 14 vjeç) dhe të moshuarve (65 vjeç e sipër) shpërndarja e punës së papaguar është shumë e pabarabartë ndonëse më e moderuar.

Sa i përket punës së paguar dhe të papaguar të marra së bashku, d.m.th. punës totale, kontributet e grave në kohë e tejkalojnë kontributin e burrave me afërsisht dy orë në një ditë mesatare. Nga këndvështrimi evropian, kjo diferencë është e madhe.

"Sa i përket punës së paguar dhe të papaguar të marra së bashku, d.m.th. punës totale, kontributet e grave në kohë e tejkalojnë kontributin e burrave me afërsisht dy orë në një ditë mesatare. Nga këndvështrimi evropian, kjo diferencë është e madhe" - shpjegohet mes të tjerash nga Instat.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH