Ekonomi

Kush blen apartamente për 5 mijë euro m2 në Tiranë? Arben Malaj: Nuk dua të flas keq për vendin tim

Shkruar nga Liberale

 

Kush blen apartamente për 5 mijë euro m2 në Tiranë? Arben

Për 100 metra katrorë një apartment blihet me 500 mijë euro në zonat më të lakmueshme të Tiranës. Përveç atyre që merren me biznes, kush tjetër mund të blejë apartamente me një çmim të tillë në vendin tonë?
Ndërsa në Tiranë, në zonat e preferuara çmimet e apartamenteve kanë shkuar deri në 5 mijë euro, ish-ministri i Financave, Arben Malaj në një lidhje për “Open” në News 24, thotë se në sektorin e ndërtimit ka interferencë paraja informale.

“Unë kam përgjegjësi ta them, nuk duhet të them vetëm fjalë të mira për vendin tim, por në kërkesën për strehim, por pasuri të patundshme, është strehimi por është edhe biznesi dhe deformimi i tregut ndikon në mënyrë të natyrshme, patjetër që ka interferencë të parasë informale dhe kriminale”, tha Malaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH