Ekonomi

Kur do të rriten pagat për punonjësit e ADMINISTRATËS, sa dhe cilët do të përfitojnë

Shkruar nga Liberale
Kur do të rriten pagat për punonjësit e ADMINISTRATËS, sa

Mbi 130 mijë punonjës të Administratës do të përfitojnë rritje të pagës në muajin korrik

Vendimi prek pothuajse të gjithë punonjësit e të gjitha niveleve në administratë. Sipas kategorive, punonjësit e administratës do të marrin shtesa nga 7% deri në 35%.

Punonjësit e shëndetësisë këtë vit do të marrin 15 mijë deri në 20 mijë lekë shtesë, dhe pritet të jenë përfituesit të mëdhenj.

Për mjekët do të ketë një rritje kumulative page në 131 mijë lekë në muaj, ndërsa për infermierët 87 mijë lekë në muaj.

Mësuesit do të përfitojnë rritje 30%, duke çuar shumën bruto nga 75 mijë lekë deri në 105 mijë lekë.

Rritje të pagave do të ketë edhe për punonjësit e bashkive. Vendimi për punonjësit e pushtetit lokal është marrë kohët e fundit, me qëllim ngushtimin e hendekut që ekziston midis kësaj kategorie dhe punonjësve të ministrive.

Reforma synon që ta çojë pagën mesatare në shtet 900 euro në muaj, sipas angazhimit që ndërmori qeveria një vit më parë.

Rreth 400 milionë euro është fatura e llogaritur për dy vendimet e vitit të kaluar dhe atij që do të firmoset këtë verë. Shumë janë ata të cilët pyesin se ku do të gjenden paratë? Ka dy rrugë, ose do të rriten çmimet ose do ta paguajnë qytetarët faturën përmes taksave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH