Ekonomi

"Kosto zero për hapjen e llogarisë dhe mirëmbajtjen e saj", bankat gati t'u shërbejnë të moshuarve për pensionet

Shkruar nga Liberale

"Kosto zero për hapjen e llogarisë dhe mirëmbajtjen e

Mediat raportojnë dhe inkurajojnë 730 mijë pensionistë dhe shtresat e tjera të margjinalizuara të shoqërisë që të hapin llogari bankare me kosto zero sepse prej 3 Prillit ka hyrë në fuqi ligji që pensionet dhe ndihmat do të merren vetëm në bankë. 

“Ne detyrojmë bankat që të hapin llogari me kosto zero qoftë për hapjen e saj, qoftë për mirëmbajtjen e saj, për të gjitha ato shtresa popullsie që nuk e kanë pasur këtë llogari deri më sot, përfshihen në radhë të parë pensionistët, por edhe të gjitha shtresat e tjera të margjinalizuara, ata që marrin ndihmë financiare, studentët, të rinjtë në përgjithësi, kemi përfshirë edhe të huajt që kanë marrë statusin e refugjatit në Shqipëri.

Kostot e mirëmbajtjes së një llogarie variojnë nga 1500 lekë deri në 3000 lekë në mauj. Mund të ketë edhe kosto të konsideruexshme për nicvelin e pensioneve që ne kemji dhe të ndihmës socialie që ne kemi”, tha Deniz Deralla, drejtor i departamentit të mbikëqyrjes, BSH.

Përfitues nga ky ligj do të jenë edhe 70 mijë pensionistë, që sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sot e marrin pensionin në bankë, si klient normal, duke paguar kosto.

“Pensionistët që sot e marrin pnesuionin në bankë si konsumatorë normal të bankës, do të kenë mundeësinë ta mbyllin këtë llogari deh të hapin llogari me shërbime bazike për të mos pasur ato kosto minimale që sot i kanë”, tha Deralla.

I vetmi rast kur do të ketë kosto për përdoruesit e shërbimeve bazike do të jetë kur ata i përdorin kartat në banka të ndryshme nga ajo që i ka lëshuar apo kur kryejnë transferta me jashtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH