Gjithçka do të varet nga garancitë e fuqishme të sigurisë për ukrainasit
Për dy vjet lufta në Ukrainë është zhvilluar metër për metër e larë me gjak. Papritur, një ndryshim dramatik është afër. Një arsye është se përparimi i ashpër i Rusisë ka ekspozuar dobësi të mëdha në fuqinë punëtore dhe moralin që mund të çojë përfundimisht në një kolaps në linjat e Ukrainës. Më urgjent, Donald Trump e ka bërë të qartë se, si president, ai do të jetë i paduruar që të shtënat të ndalojnë
Kopertina e The Economist këtë javë, ndërkohë, ofron këshilla për Ukrainën dhe Perëndimin se si të kenë sukses rreth bisedimeve të mundshme të paqes me Vladimir Putin. Përparimi i ashpër i Rusisë ka ekspozuar dobësitë në fuqinë punëtore dhe moralin e Ukrainës; Donald Trump e ka bërë të qartë se, si president, do të jetë i paduruar që luftumet të ndalojnë. Një armëpushim do të paraqiste dy vizione konkurruese për të ardhmen e Ukrainës. Llogaritja e zotit Putin është se ai do të fitojë nga kjo një marrëveshje, sepse Ukraina do të kalbet, Rusia do të riarmatoset dhe Perëndimi do të humbasë interesin. Por imagjinoni që, me mbështetjen perëndimore, Ukraina të përdorë qetësinëpër të rindërtuar ekonominë e saj, për të rifreskuar politikën dhe për të penguar agresionin e Rusisë. Detyrë e Perëndimit, - shkruan The Economist në përmbledhjen e analizës së javës - është të sigurohet që ky vizion të mbizotërojë.