Ekonomi

INFLACIONI në Shqipëri/ Çmimet bien për muajin qershor më tepër se në Europë, sipas INSTAT

Shkruar nga Liberale

INFLACIONI në Shqipëri/ Çmimet bien për muajin qershor

Inflacioni ose ndryshimi i çmimeve të mallrave të konsumit zbriti në 2.1% në qershor 2024, nga 4.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas INSTAT, Instituti i Statistikave. Krahasuar me BE-në vendi ynë ka një normë për qershorin nën mesataren e Bashkimit Europian.

Krahasimi i çmimeve me Europën

Inflacioni i Eurozonës qëndron në 2.5% në qershor, në përputhje me pritshmëritë. Inflacioni i Belgjikës arriti në nivelin më të lartë në 10 muaj, ndërsa Gjermania pati një rënie.
Pas një rritjeje të shkurtër në maj, norma vjetore e inflacionit në eurozonë u lehtësua në qershor, duke u përafruar me pritjet e ekonomistëve dhe duke forcuar shpresat për ulje të mundshme të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në eurozonë shkoi në 2.5% në qershor, një rënie e lehtë nga 2.6% e regjistruar në muajin e kaluar, sipas vlerësimeve paraprake nga Eurostat të publikuara të martën. Në bazë mujore, inflacioni u rrit me 0.2%, duke ruajtur të njëjtin ritëm si në muajin maj.

Detajet e inflacionet në Shqipëri

Por brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 3,4 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 3,3 %.

Krahasuar me muajin Maj 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,1 %, pasuar nga “Transporti” me 0,4 %.

INSTAT thotë se në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet.

“Konkretisht, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0.72 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.42 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.27 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.07 pikë përqindje. Ndërkohë që çmimet në grupet si “Shërbimi arsimor” me 0.06, “Transporti” me 0.05 dhe “Argëtim dhe kulturë” u rritën nga 0.04 pikë përqindje në 0.06 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Qershor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH