Ekonomi

GËZUAR! Çmimet u ushqimeve “në qiell”, si e mbyllën shqiptarët vitin 2023 krahasuar me Europën

Shkruar nga Liberale

GËZUAR! Çmimet u ushqimeve “në qiell”, si e

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2023 është 4,5 %, ndërsa në BE mesatarja e këtij ndryshimi është 3.4. Mburrja prej disa muajsh e autoriteteve shqiptare se inflacioni në Shqipëri qëndroi nën mesataren e BE-së, kur rritja e inflacionit filloi të përhapej me shpejtësi, ka kaluar së fundmi në heshtje.

Kjo për faktin se Shqipëria në mungesë të prodhimit vazhdon të importojë krizën, duke i shtuar asaj edhe kostot e transportit. Pa llogaritur abuzimi e tregtarëve me çmimet. Një tjetër faktor është rënia e prodhimit, nga largimi masiv i fuqisë punëtore. Po ashtu rritja e sforcuar e pagave në administratë pa marrë në konsideratë produktivitetin po shoqërohet me një inflacion më të lartë. E bën më dramatik situatën fakti që në inflacion ka ndikuar më tepër rritja e ushqimeve, kur sipas llogaritjeve më të fundit gati gjysma e buxhetit familjar në muaj për mbi 70 për qind të familjeve shqiptare shkon për shpenzimet e ushqimeve.      

GËZUAR! Çmimet u ushqimeve “në qiell”, si e

Rritja më e madhe e çmimeve prej 7,6 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 4,2 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,9 %, “Shëndeti” me 1,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 % dhe “Komunikimi” me 0,3 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,2 %.

GËZUAR! Çmimet u ushqimeve “në qiell”, si e

Në muajin Dhjetor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,4 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1 %.

GËZUAR! Çmimet u ushqimeve “në qiell”, si e

Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2023 është 5,3 %.

Si krahasim rritja vjetore e inflacionit ishte 2.9% në zonën Euro dhe 3.4% në Bashkimin Europian. Mes vendeve anëtare të BE-së, inflacioni më i ulët për muajin dhjetor u regjistrua në Danimarkë (0.4%), Belgjikë dhe Itali (0.5%). Inflacioni më u lartë u regjistrua në Çeki (7.6%), Rumani (7.0%) dhe Sllovakia (6.6%). /a.m/Liberale.al/

GËZUAR! Çmimet u ushqimeve “në qiell”, si e

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH