Ekonomi

Gjysma e ndërmarrjeve në Shqipëri investojnë në inovacion, 13,2 % e tyre zhvilluan aktivitete të kërkim-zhvillimi

Shkruar nga Liberale

Gjysma e ndërmarrjeve në Shqipëri investojnë në

Inovacioni dhe investimet inovative po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, për shkak të konkurrencës që bëhet gjithnjë edhe më  e ashpër.

INSTAT ka kryer për periudhën referuese 2020-2022 vrojtimin mbi aktivitetet e Inovacionit pranë ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar. Ndërmarrje inovative quhet ajo ndërmarrje që gjatë periudhës referuese prezantoi një inovacion produkti/procesi biznesi, ose kishte aktivitete të braktisura apo të papërfunduara inovacioni gjatë viteve paraardhëse.

Gjatë periudhës 2020-2022, 42,9 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kryen një aktivitet Inovacioni. Krahasuar me të dhënat e vrojtimit të mëparshëm të inovacionit me periudhë referuese 2018-2020, aktiviteti i inovacionit u rrit me 6,3 % (nga 36,6 % në 42,9 %).

Aktiviteti i inovacionit rezultoi më i pranishëm në grupin e ndërmarrjeve të mëdha, me mbi 250 të punësuar me 66,5 %, kjo për arsyen edhe të ekspertizës dhe mundësisë më të madhe për investim.  Gjithashtu sipas madhësisë së ndërmarrjeve, vihet re se ndërmarrjet e vogla (10-49 të punësuar) kanë pësuar rritje të ndjeshme në aktivitetin e inovacionit me 7,4 pikë përqind rritje.

Por gjatë kësaj periudhe bizneset e vogla kanë zhvilluar produkte inovative më shpejt se ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.

Aktiviteti i Inovacionit rezulton më i lartë në ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve me 46,0 %, ku ndërmarrjet në aktivitetin e Informacionit dhe Komunikacionit kanë rezultuar aktive në Inovacion me 67,3 %, ndërmarrjet në aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit me 52,7 %, etj.

Në sektorin e Industrisë aktiviteti i Inovacionit rezulton me 39,3 % ku ndërmarrjet në aktivitetin e Energjisë elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar kanë rezultuar aktive në Inovacion me 44,4 %, në Industrinë Përpunuese me 42,0 %, etj.

Në vitin 2022, shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet aktive në Inovacion përbënë 58,1 % shitjeve neto gjithsej të ndërmarrjeve të vrojtuara, ndërsa numri i të punësuarve në këto ndërmarrje rezultoi 53,5 %. Krahasuar me të dhënat e vrojtimit të mëparshëm të aktivitetit të inovacionit në ndërmarrje me periudhë referuese 2018-2020, vihet re se rritja e aktiviteteve inovative në ndërmarrje, ka sjellë rritje në numrin e të punësuarve dhe shitjeve neto për ndërmarrjet që kanë rezultuar aktive në inovacion.

Gjysma e ndërmarrjeve në Shqipëri investojnë në

Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet aktive në Inovacion dhe numri i të punësuarve në këto ndërmarrje janë rritur përkatësisht me 2,2 % dhe 1,6 %. Gjatë periudhës 2020-2022, 25,6 % e të gjitha ndërmarrjeve zhvilluan inovacione të produkteve (mallra ose shërbime të reja ose të përmirësuara), ndërsa 36,3 % zhvilluan procese biznesi të reja ose të përmirësuara.

Gjatë periudhës 2020-2022, ndërmarrjet që zhvilluan së bashku, mallra dhe shërbime të reja ose të përmirësuara rezultuan 42,7 % të ndërmarrjeve që zhvilluan inovacion produkti. Gjatë kësaj periudhe 44,0 % e ndërmarrjeve me Inovacione produktesh prezantuan mallra ose shërbime që ishin të reja jo vetëm për ndërmarrjen, por edhe për tregun (jo të ofruara më parë nga konkurrentët e tyre) nga 42,0 % që rezultoi në vrojtimin e mëparshëm.

Gjysma e ndërmarrjeve në Shqipëri investojnë në

Gjatë periudhës 2020-2022, 13,2 % e ndërmarrjeve aktive ne inovacion zhvilluan aktivitete të kërkim zhvillimit. Për të kryer aktivitetin e tyre të inovacionit, 30,0 % e ndërmarrjeve aktive në Inovacion ishin të përfshirë në bashkëpunim me ndërmarrje të tjera, organizata shkencore dhe partnerë të tjerë, nga 25,9 % që rezultoi në vrojtimin e mëparshëm. Për ndërmarrjet me aktivitet ekonomik “Aktivitete profesionale, shkencore teknike” kjo përqindje rezultoi 57,7 %.

Gjatë periudhës 2020-2022, 27,9 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kanë blerë makineri, pajisje ose mjete programuese të bazuar në teknologji të re që nuk ishte përdorur më parë nga këto ndërmarrje. Gjatë periudhës 2020-2022, 4,3 % e ndërmarrjeve aktive në inovacion morën mbështetje financiare nga autoritetet publike nga 3,6 %, që rezultoi në vrojtimin e mëparshëm.

Ndërkohë, 1,8 % ndërmarrjeve që nuk kryen ndonjë inovacion morën mbështetje financiare publike nga 1,6 %, që rezultoi në vrojtimin e mëparshëm. Gjatë tre viteve nga 2020 deri në 2022, 5,9 % e ndërmarrjeve aktive në inovacion kane përdorur stimuj ose lehtësira fiskale për qëllimin e kompensimit të tatim/taksave për Kërkim dhe Zhvillim ose aktivitete të tjera inovative apo për të gjitha llojet e tjera të aktiviteteve.

Gjysma e ndërmarrjeve në Shqipëri investojnë në

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH