Ekonomi

FOTO HISTORIKE: Nga treni i parë mbi urën e Bushtricës te rënia… dhe ringritja e hekurudhave shqiptare!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE: Nga treni i parë mbi urën e Bushtricës te

Më 10 mars 1974 u inagurua hekurudha Librazhd-Prrenjas.
Në foton që besohet se i përket asaj dite, kalon treni i parë mbi Urën e Bushtricës, 50 metra e lartë.

Hekurudhat shqiptare u ngritën me mund e sakrifica të shumta, nga e ashtuquajtura, klasa punëtore, herë e paguar dhe herë jo.

Por me rënien e komunizmit në tridhjetë vitet e fundit nuk ka pasur asnjë investim në sektorin hekurudhor.

Sektori i harruar në tri dekada, duket se po rizgjohet, kjo falë Bashkimit Europian që po e tërheq Shqipërinë në familjen e madhe sipas standarteve europiane.

Falë ndihmës së BE-së hekurudhat do të rikthehen brenda vitit 2030, ndërkohë që ka nisur puna për rikthimin e tyre në normalitet.

Është aktualisht drejt përfundimit linja e parë moderne Tiranë-Durrës.

Janë qindra milionë euro që do të investohen për ringritjen e hekurudhave nga Durrësi në Pogradec dhe nga Vora në Shkodër, dy linjat të cilat do të ndërkombëtarizohen pasi pritet të lidhen me vendet fqinje; Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Drejtore e Përgjithshme, MIE, Erjola Muka tha se “sektori hekurudhor ka qenë shumë i rëndësishëm para viteve ’90 më pas ka kaluar në një periudhë pezull. Ndërsa vitet e fundit ka fituar vëmendjen e qeverisë" edhe si kusht për ndëetimin e indrastrukturës, lidhur me anëtarësimin në BE.

Shqipëria ironikisht mbeti vendi i vetëm i Europës pa hekurudha duke i nxjerrë ato jashtë përdorimit. Një pjesë e mirë e pasurisë kombëtare, “e bekuar nga lart” fatkeqësisht u grabit dhe shkoi për skrap.

Sakaq, Shqipëria po “kryqëzohet” nga shinat e hekurta, duke hedhur një hap të rëndësishëm që nuk e ishte para në tridhjetë vitet e fundit.

Projektet janë, angazhimi financiar po sigurohet dita ditës. U mbetet që brezat e rinj të shohin të konkretizuar atë që nuk e panë prindërit e tyre, edhe pse gjyshërit e tyre i ngritën kryesisht me punë vullnetare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH