Ekonomi

Firmosen 1628 kontrata për shlyerjen e debisë së energjisë elektrike, 795 abonentë familjarë përfituan 70 % reduktim kamate

Shkruar nga Liberale

Firmosen 1628 kontrata për shlyerjen e debisë së energjisë

OSHEE ka njoftuar se vendimi për skemat e reja të aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të faturave të energjisë elektrike janë mirëpritur nga abonentët të cilëve u është dhënë mundësia ta paguajnë debinë me këste lehtëuese mujore.

"Prej datës 3 prill kur hyri në fuqi vendimi për aktmarrëveshjet e reja për vitin 2024 dhe deri më 25 maj, në qendrat e kujdesit ndaj Klientit OSHEE group dhe FSHU, janë firmosur 1628 kontrata në total. 795 AKM janë firmosur nga klientë familjarë të cilët kanë paguar njëherësh detyrimin e tyre ndaj OSHEE, duke përfituar 70% reduktim kamate.

Ndërsa 148 klientë jo-familjarë kanë paguar të gjithë shumën e faturave të papaguara, duke përfituar reduktim të kamatëvonesave në 50%, ndërsa 14 klientë jo familjar/biznes i vogël, kanë paguar të gjithë shumën e borxhit ndaj OSHEE dhe kanë përfituar reduktim të kamatës me 100 %", shkruan OSHEE.

OSHEE thekson se skemat e aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshijnë faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2022.

Klientët debitorë që duan të hyjnë në aktmarrëveshje me OSHEE group, duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme.

Në skemat të aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH