Ekonomi

Çfarë po ndodh? Rënia që nuk po ndalet, euro pranë rekordit historik 1=100!

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh? Rënia që nuk po ndalet, euro pranë

Monedha euro këmbehet pasditen e kësaj të hëne me 100.3 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej korrikut 2023. Rënia e fundit është shumë afër rënies historike të një viti më parë.

Një vit më parë kulmin rënia e shënoi kur 1 Euro u barazua me 100 lekë. Në pag të sezonit turistik duket se euro do të përballet me një tjetër zhvlerësim historik.

Por kjo rënie nuk zgjati shumë, megjithëse prej asokohe monedha europiane është luhatur dhe ka qëndruar mes 100 dhe 110 lekëve.  

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari u zhvlerësuan kundrejt lekut përkatësisht 0.53 dhe 0.45 lekë, duke vijuar trendin rënës përgjatë javës së fundit.

Të njëjtin vijim kanë pësuar edhe paundi britanik dhe frangat zvicerane, të cilat këtë fillim jave ranë me 0.65 dhe 0.54 lekë, duke forcuar kështu pozitën e monedhës kombëtare.

Monedha europiane e nisi vitin duke u këmbyer me lekun me 103.24. vlera më e lartë e këmbimit u shënua më 27 mars, 104.2 e për t’u rrëzuar më tej 102.87 brenda dy ditësh, me 1,2%.

Çfarë po ndodh? Rënia që nuk po ndalet, euro pranë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH