Ekonomi

Euro, rekordi më i ulët historik/ Zbret nën 100 lekë në kursin zyrtar të këmbimit

Shkruar nga Liberale

Euro, rekordi më i ulët historik/ Zbret nën 100 lekë në

Euro ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë ndaj lekut shqiptar, sipas të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë. Aktualisht, një euro këmbehet me 99.95 lekë, duke rënë nën pragun e 100 lekëve që e kishte mbajtur gjatë muajve të fundit.

Megjithëse blerjet e eurove në treg kanë qenë më të larta krahasuar me një vit më parë, ato nuk kanë arritur të mbajnë euron mbi 100 lekë. Presionet sezoni kanë qenë më të forta gjatë këtij viti, një fakt që konfirmohet edhe nga statistikat e turistëve të huaj për pjesën e parë të vitit.

Nëse krahasojmë kursin e këmbimit euro-lek për këtë periudhë, rezulton se monedha europiane është zhvlerësuar ndaj lekut shqiptar me mbi 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH