Ekonomi

Ende pa të drejtën e votës, kjo është shuma që emigrantët i sollën Shqipërisë për vitin 2023!

Shkruar nga Liberale

Ende pa të drejtën e votës, kjo është shuma që

Emigrantët shqiptarë mund të mosne kenë fituar ende të drejtën e votës, por dërguan për të afërmit e tyre në Shqipëri 930 mln euro gjatë vitit 2023.

Janë më shumë se 40 mijë familje që marrin rregullisht nga të afërmit e tyre para, të cilat konsiderohen edhe si paga mujore.

Krahasuar me vitin 2022 ata dërguan rreth 100 mln euro më shumë, dhe më shumë se çdo vit tjetër që nga 2008-a, kur Banka e Shqipërisë pasqyron të dhënat.

Rritja e remitancave ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar. Në total, rezulton se shuma e dërguar vitin e kaluar është 11% më e lartë se në vitin 2022.

Tremujori i fundit i vitit 2023 ka thyer rekord historik, me rreth 252 milionë euro dërgesa, ose 4% më shumë se fundviti 2022.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH