Ekonomi

“EKSPERTIZA/ Selami Xhepa: Rritja e kostos së jetesës dhe nevoja dramatike për të rishikuar skemën e pensioneve

Shkruar nga Liberale
“EKSPERTIZA/ Selami Xhepa: Rritja e kostos së jetesës dhe nevoja

Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, dhe ekspert ekonomie u shpreh se skema e pensioneve ka nevojë që të rishikohet teksa pensionet në vendin tonë ishte tema e trajtuar këtë mbrëmje në Top Story.

Kjo është skema që e kanë gjithë vendet e botës. Ne që punojmë sot dhe paguajmë kontribute, nuk paguajmë për veten, por për ata që marrin pension sot.

A e meriton një shoqëri sot që të kemi pensione me 180 euro pension mesatar. Mendoj se është realisht në pozitat e një vendi që gjithë kategoria e pensionistëve, jetojnë në kufirin e varfërisë.

Nën kufirin e varfërisë që ne në fakt duhet ta masim me standardet europiane. Është një problem i madh social, dhe mendoj se më shumë se gjysma e pensionistëve janë nën pensionin mesatar.

Ajo që ka ndodhur është që në 2022 ka nisur rritja masive që tronditi gjithë njerëzit. Është nevojë dramatike për ta rishikuar, unë them se mund të ishin bërë politika më të mira për pensionet nën mesatare.

Kjo është një krizë globale. Ne kemi moshën më të lartë se gjithë vendet e tjera për pensionin. Edhe sikur ta çojmë 70 vjeç, sërish skema do të jetë e paqëndrueshme.

Kjo nuk do të thotë që qeveritë nuk duhet të jenë inovative në skema të tjera, kombinime të skemave sociale me skemat e pensioneve. Edhe bonuset janë një praktike shumë të kufizuara. Por njeriu jeton çdo ditë, jo vetëm natën e Vitit të Ri”, u shpreh ai.

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore u shpreh i ftuar në të njëjtën studio mbrëmjen e sotme se 4.1% nuk është rritje e pensioneve, por indeksim që përmes tij duan të ruajnë fuqinë blerëse të pensionit. Ai tha se ISSH dhe qeveria asnjëherë nuk kanë deklaruar që është rritje.

“Indeksi që ne përdorim për të indeksuar pensionet është indeksi i çmimeve të konsumit. Ne kemi përcaktuar artikujt dhe shërbimet që përgjithësisht konsumojnë pensionistët. Sot në botë ka disa mënyra indeksimi pensionesh që përfshin rritjen ekonomike në vend, inflacionin dhe indeksimin e pagave. Ne kemi zgjedhur këtë mënyrë, indeksin e ndryshimeve të çmimeve”, tha ai.

Më tej Hado sqaroi se “shqetësimi publik dhe i yni, është që ne kemi kaluar nga risku i qëndrueshmërisë financiare i skemës, dhe tashmë kemi kaluar në krahun që duhet të shikojmë te mjaftueshmëria e pensioneve”.

I pyetur se kur ka qenë hera e fundit që janë rritur pensionet, ai tha se ka 15 vite, por se në këto vite ka pasur bonuse sociale.

“Të paktën në 15 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë rritje pensionesh, vetëm indeksim, sepse dhe filozofia e pensionit kjo është, caktohet njëherë dhe pastaj mirëmbahet fuqia blerëse e parasë”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH