Ekonomi

DRAMA e shpopullimit/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon numrin e shqiptarëve të larguar gjatë qeverisjes së PS: 500 mijë kanë ikur me letra!

Shkruar nga Liberale

DRAMA e shpopullimit/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon numrin e shqiptarëve

Ish drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, foli për shpopullimin e Shqipërisë.

Nurja tha se gjatë pandemisë së Covid 19 largimet e shqiptarëreve janë ulur për shkak se rrugët u mbyllën, megjithatë 500 mijë janë larguar me dokumente gjatë qeverisjes së PS-së deri në 2022. Si për ironi, kryeministri Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune, kur erdhi në pushtet në vitin 2013.

Më shumë se dyfishi në total e kësaj shifre ka braktisur vendin çka përbën një dramë dhe alarm kombëtar.

Duke iu referuar shifrave të Eurostat Ines Nurja tha se nga viti 2014 deri në 2022 janë larguar 500 mijë shqiptarë, të gjithë këta me dokumentacione të rregullta.

Ajo tha se gati dyfishi i kësaj shifre janë larguar nga Shqipëria nëse llogariten edbe ata që janë larguar në mënyrë ilegale, pra, kanë ikur pa letra.

Ines Nurja  foli teksa ishte sot në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.

"Gjatë pandisë largimet janë ulur sepse kanë qenë të mbyllura rrugët. Nga 2014 deri 2022 janë larguar 500 mijë veta me letra të rregullta. Këto janë me letra kanë ikur dhe nuk kthehen më. Pas pandemisë ka pas ulje sepse u mbyllën rrugët" tha ish drejtoresha e INSTAT, sipas të cilës gjatë qeverisjes së PS-së janë larguar të paktën 1 milion shqiptarë, forca aktive për punë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH