Ekonomi

Domatja në Tiranë shitet 6-fish më shtrenjtë se në Berat, fermeri: Po abuzohet!

Shkruar nga Liberale

Domatja në Tiranë shitet 6-fish më shtrenjtë se në

Bimët mjekësore, domatet, kastravecët, ftonjtë, ullinjtë, shalqinjtë, lakra, mandarina, ëmbëlsirat dhe pijet jane nder produktet me te eksportuara shqiptare sipas të dhënave nga databaza e FAO-s (Organizata për Ushqimin në Kombet e Bashkuara).

Në vitin 2022 domatet ishin produkti i dytë më i eksportuar në vend me 26,2 milionë dollarë, por me një rënie rreth 9 për qind ne krahasim me 2019, ku vlera e domateve të shitura jashtë vendit ishte 28,7 milionë USD.

Alban Çakalli, fermer nga Mamurrasi tha në emisionin GoodMorning Albanians se për konsumatorin e Tiranës domatja vjen me një çmim disa fish më të shtrenjtë se sa shitet në vendin ku ajo prodhohet.

Domatja në Tiranë shitet 6-fish më shtrenjtë se në

“Ka abuzime me çmimin, me domaten në Tiranë ka një çmim 5-6 fish më të lartë se çmimi i saj në Berat. Në Tiranë e kam parë edhe mbi 1500 lekë kilogramë ku nuk duhet të jetë më shumë se 1000 mijë lekë kg, pasi nga fermerët merret me 400-500 lekë kilogramë. Në këtë periudhë nuk ka domate nga importi, pasi domatja jonë po shitet jashtëzakonisht”, tha fermeri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH