Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njesisë Adminitrative Ungrej Gëzim Kola.
Ai u gjet fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungesë, pasi vijon të jetë në arrati.
Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshire në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonën malore të Ungrejt.
Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykaten e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit në vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.