Ekonomi

BERZH, 75 milionë euro kredi Shqipërisë për të mbajtur të pastër lumin Vjosa

Shkruar nga Liberale

BERZH, 75 milionë euro kredi Shqipërisë për të mbajtur

Banka Evropiane e Rindërtimit dhe Zhvillimit (BERZH) po i jep hua Shqipërisë 75 milionë euro për të investuar në iniciativat e trajtimit të ujërave të zeza në tetë bashki jugore nëpër të cilat rrjedh lumi Vjosa, tha të mërkurën ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro. 

Financimi synon ngritjen e sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza për përrenjtë që derdhen në lumin Vlosa, por edhe ngritjen e kapaciteteve për bashkitë dhe bizneset lokale për të nxitur një qasje të orientuar nga eko-turizmi, tha Kumbaro.

Lumi Vjosa - një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë - buron nga mali i Pindit të Greqisë dhe rrjedh drejt Shqipërisë jugperëndimore, ku përshkon pesë qarqe përpara se të derdhet në detin Adriatik. Në mars, qeveria shqiptare e shpalli ekosistemin natyror të lumit një park kombëtar, duke përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes. Ky vendim erdhi pas një fushate të spikatur të udhëhequr nga kompania e veshjeve të nivelit të lartë Patagonia dhe aktori Leonardo DiCaprio, i nxitur nga planet për një hidrocentral në vitin 2016, të cilat përfundimisht u anuluan. Marrëveshja prej 75 milionë eurosh me BERZH-in pret miratimin e parlamentit, shtoi ministrja Kumbaro dhe miratimi shihet si një formalitet pasi nevojiten vetëm votat e socialistëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH