Ekonomi

As qeveria nuk po i shpëton dot, thellohen me 290 mln lekë detyrimet e bashkive

Shkruar nga Liberale

As qeveria nuk po i shpëton dot, thellohen me 290 mln lekë detyrimet e

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se vlera e parave të papaguara deri në fund të vitit që lamë pas arriti në mbi 5.7 miliardë lekë. Në krahasim me fundin e vitit 2022, detyrimet e prapambetura rezultojnë të jenë zgjeruar me 290 milionë lekë.

Rialokimi prej 2.2 mld lekësh ndaj njësive vendore për të shlyer borxhet duket se nuk ka mjaftuar për të reduktuar sadopak stokun e detyrimeve që 61 bashkitë e vendit kanë ndaj qeverisë.

Sipas Ministrisë së Financave, kryesimin e listës së debitorëve e mban bashkia më e madhe e vendit, ajo e Tiranës me mbi 1.4 miliardë lekë detyrime, ndjekur nga Kavaja e Vora.

Stok të konsiderueshëm borxhi kanë edhe Durrësi, Pogradeci e Kamza.

Shifrat tregojnë se pjesa më e madhe e stokut të borxhit që bashkitë akumuluan vitin e shkuar u shkaktua nga investimet e kryera, por të pashlyera dhe shërbimet e marra, por të papaguara. Gjithashtu vendimet gjyqësore, mallrat dhe kostot e mirëmbajtjes prodhuan edhe më shumë detyrime për njësitë e pushtetit vendor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH