Ekonomi

70 mijë fermerë kërkojnë subvencione, si do të ndahen 32 milionë eurot e vënë nga ministria në dispozicionin e tyre

Shkruar nga Liberale

70 mijë fermerë kërkojnë subvencione, si do të ndahen

Në sektorin e bujqësisë janë mbyllur aplikimet për subvencione. Këtë vit qeveria garanton 32 milionë euro për 8 skema, ndërsa ka regjistruar mbi 70 mijë kërkesa.

Më shumë se 70. 000 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion në bujqësi përmes Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, në total janë 69.500 fermerë individualë, 320 grupime fermerësh dhe 21 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.

Nga 8 skemat ku tërhiqen subvencione, kërkesat më të shumta i ka pasur skema e naftës falas me 80% të gjithë aplikimeve, ndjekur më tej nga kërkesa për mbështetje në blegtori, bletari dhe kultivimi i bimëve aromatike.

Ministria e Bujqësisë ajo që do të vlerësojë aplikimet në mënyrë që të bëjë përzgjedhjen për kualifikimin dhe më pas financimin përkatës. 

Fondi i këtij viti është 32 milionë euro dhe për herë të parë, paratë për skemën e naftës do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve. Stimulin më të madh, sipas vendimit, do të marrin fermerët që janë bashkuar me njëri-tjetrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH