Ekonomi

4 miliardë EURO humbën qytetarët në vitin 2023 nga zhvlerësimi i monedhës europiane. Ku shkuan?!

Shkruar nga Liberale
4 miliardë EURO humbën qytetarët në vitin 2023 nga

Qarkullimi i monedhës euro në tregun shqiptar ka arritur rekorde historike. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë mbi sasinë e monedhës euro të këmbyer ndër vite tregojnë se fluksi i euros në dy vitet e fundit u dyfishua dhe shkoi në vitin që lamë pas në 12 miliard euro.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë një Euro këmbehet aktualisht në tregun valutor me 103.7 lekë.

Në vendin tonë janë konvertuar për vitin 2023, rreth 12 miliardë euro, shifër kjo e dyfishuar nga viti 2015, kur janë konvertuar rreth 6.5 miliardë euro. Nga forcimi i lekut, oferta e vitit të fundit me zhvlerësimin e monedhës europiane do të thotë se shumica e bizneseve kryesisht ato prodhuese dhe qytetarët kanë humbur 4 miliard Euro, nëse monedha do të kishte vlerën e pak viteve më parë.

Pse u rrit oferta dhe ku shkuan 4 miliard Euro?

Rritjen e prurjeve të euros në tregun vendas ekspertët e shpjegojnë kryesisht me faktorin e parave të pista.
Vlera e Euros nga 140 lekë në vitin 2014 në 100.3 sot është zhvlerësuar aq sa po shkakton dëme të mëdha në ekonomi.

Në tregun e këmbimit valutor vendas të sistemit bankar dhe zyrave të këmbimit, janë konvertuar 7.9 miliard euro për gjithë vitin 2022 dhe nga prilli i vitit të shkuar deri më sot janë këmbyer 8.7 miliard euro.
Në vitet e fundit para pandemisë qarkullonin 5 deri në 6 miliard euro, çka tregon dyfishimin e ofertës së Euros në trefun valutor gjë që çoi në zhvlerësimin e saj.

Rritja e sasisë në qarkullim gjatë viteve të fundit të monedhës euro është më e lartë se progresioni i rritjes ekonomike apo trendit natyral të rritjes së saj.

Monedha e përbashkët europiane arriti në nivelin më të ulët historik që nga hyrja për herë të parë në tregun vendas përballë lekut.

Për Bankën e Shqipërisë arsyet e rënies së euros lidhen me faktorë të ekonomisë formale. Rritja e ofertës së euros sipas bankës qëndrore ka ardhur për disa arsye: eksportet janë rritur dhe kanë sjellë flukse më të mëdha të euros, po ashtu edhe të ardhurat nga turizmi, dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja direkte.

Monedha euro e hyrë në treg gjatë vitit 2022 përmes eksporteve, remitancave, investimeve të huaja direkte dhe shpenzimeve për turizëm, sipas të dhënave që raportohen në bilancin e pagesave tregon për prurjen e 7.11 miliard eurove.

Të dhënat tregojnë se fluksi i euros në pikat e këmbimit valutor ka qënë historikisht në vlerën 5.5 miliard euro në vit nga 2010-a deri në fund të 2014-s. Më pas sasia e saj është rritur me 500 milion në vit duke kapur rekordin në vitin 2018. Rritja e flukseve të euros është shoqëruar dhe me mbiçmimin e monedhës kombëtare gjatë këtyre viteve.

Shqipëria është kthyer së fundi në një nga vendet e dëshiruara për të pastruar paratë e pista, ndërsa njësia e Inteligjencës Europiane kundër pastrimit të parave të pista Moneyval e ka përfshirë vendin tonë në listën gri, duke e kosnideruar me risk të lartë të në këtë fushë. Shqipëria ndodhet në listën e 23 shteteve në botë me risk të lartë në pastrimin e parave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH