Autoritetet shqiptare dhanë 354 leje ndërtimi në tremujorin e dytë 2024, me një rënie prej 30,5% krahasuar me tremujorin e dytë 2023. Në fakt në mbarë territorin ka rënë numri i ndërtimeve, ku përfshihen ndërtesat e vogla nën tri kate, kjo për arsyen e rënies së popullsisë dhe si rrjedhojë edhe të investimit në ndërtime, në shumë qarqe të vendit. Por është rritur numri i vlerës dhe i sipërfaqes që ka shkuar për ndërtime, që do të thotë se Tirana po investon kryesisht në pallate të larta. Ndërkohë që shifrat zyrtare nuk kanë dalë për tremujorin e tretë, janë dhënë leje dhe është miratuar ndërtimi i pesë pallateve mbi 50 kate.
Sipas të dhënave të Entit Kombëtar të Statistikave INSTAT, ndërtimet kanë rënë thuajse në të giitha qarqet e vendit por kanë shënuar rritje në Tiranë.
Rënia e lejeve të ndërtimit në Shqipëri në tremujorin e dytë
Janë dhënë 254 leje për ndërtimin e objekteve të banimit, konfirmoi INSTAT, në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2024.
Lejet e miratuara mbulonin projekte me një sipërfaqe totale prej 844,137 metrash katrorë, një rritje prej 29,4% nga e njëjta periudhë e vitit 2023.
Vlera e parashikuar e projekteve të ndërtimit të miratuara u rrit në 33.7 miliardë lekë (338 milionë euro) në periudhën në shqyrtim, nga 24.4 miliardë në tremujorin e dytë të 2023.
Ndërtimet janë shtuar në tremujorin e dytë si në sipërfaqje, në numrin e ndërtimeve, ashtu edhe në në investime. Nga 460,872 që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2023, sipërfaqja për ndërtime është rritur në kryeqytet duke shkuar në tremujorin e dytë të vitit 2024 në 666.672 metra katrorë.
Durrësi dhe Vlora janë dy qarqet bregdetare ku shpenzohet më tepër për ndërtime pas Tiranës, por sipas të dhënave zyrtare ka rënë vlera e investimeve në ndërtim për vitin 2024, ndërsa një e tillë është rritur ndjeshëm në kryeqytet. Nga rreth 160 milionë euro që janë shpenzuar në tremujorin e dytë të vitit 2023 për ndërtime, ndërtimet në Tirana kanë shkuar në tremujorin e dytë të këtij viti në 220 milionë euro.
Numri më i madh i lejeve, 137, janë dhënë për ndërtesa në qarkun e Tiranës, pasuar nga 86 në qytetin bregdetar të Durrësit. Një vit më pare ishte Durrësi qarkunme numrin më të lartë të ndërtesave, për shkak edhe të rindërtimit nga tërmeti.