Sociale

25 VITE MË PARË/ "Xhindi" i poezisë në kalanë e Argjiros

Shkruar nga Laert MIRAKU

25 VITE MË PARË/ "Xhindi" i poezisë në kalanë

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 27 dhjetor 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

                             

                            "Xhindi" i poezisë në kalanë e Argjiros

GJIROKASTËR/ Kalendari i veprimtarive kulturore për qytetin e Gjirokastrës, ka shënuar të fundit promovim për 1998, në kalanë e Argjiros, pikërisht për librin e autorit Hadër Mevlani, të titulluar "Bërsi poetike". Për krijimet e vëllimit të parë poetik të botuar nga enti ABF kanë folur krijuesit e njohur të këtij qyteti, si dhe njerëz të tjerë të letërsisë. Thanas Dino, Albert Kasi, Odise Kote, në diskutimet e tyre kanë pohuar se poeti Mevlani është një rast tjetër që pasuron antologjinë e krijimeve të realizuara në këtë qytet dhe ku veçanërisht sillen si krijime individuale vlera të veçanta që e bëjnë Gjirokastrën qytetin e frymëzimit të përhershëm dhe ku xhindi poetik përherë mbetet befasues. Ndërsa mësuesit Hulo Kokalari, Alqi Jani, Përparime Kasoruho dhe Silvani Xuhano, kanë pohuar se autori 33-vjeçar, mbetet një nga nxënësit më të dukshëm për nga pasioni i tij letrar ndër gjithë brezat e gjimnazistëve të "Asim Zenelit". Libri i hedhur në treg kohët e fundit ka patur një shitje të konsiderueshme, ndërkohë që për këtë veprimtari të realizuar në një nga mjediset më simpatike të kalasë së qytetit, u mundësua nga shoqata Tolba, Bashkia e qytetit si dhe dashamirës të autorit. A.BREGU

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH