Sociale

25 VITE MË PARË/ Historiku i kishës që u kthye në xhami

Shkruar nga Laert MIRAKU

25 VITE MË PARË/ Historiku i kishës që u kthye në xhami

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 27 dhjetor 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Me 17 janar 1468 vdes Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Shumica e autorëve, biografëve dhe kontesteve të kohës me të dhënat që sjellin konfirmojnë varrimin e tij në katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Më 15 shtator 1478 qyteti i Lezhës i braktisur nga Venediku që e kishte në zotërim pushtohet nga turqit dhe i vihet zjarri. Pushtuesit dhunuan vendvarrimin e kryetrimit legjendar duke ia marrë kockat për hajmali, fat e force.

Gjithashtu, katedralja pati dëmtime dhe rrënime të mëdha. Katedralja pas 28 vjetësh do të pësonte të njëjtin fat, kur qyteti i Lezhës do të digjej me rastin e shtypjes së kryengritjes së Skënderbeut të Ri më 1506, me qendër në Ishull-Lezhë. Në bazë të burimeve historike dhe kishtare në 1589 katedralja kthehet në xhami.

Rilindasi Frang Bardhi relaton me 1636 se në popull ruhej kujtimi për Kastriotin e madh dhe këndoheshin këngë për të edhe në prani të pushtuesit turk. Nga fundi i shekullit XVIII, katedralja e braktisur rezulton përsëri si xhami, ndërsa në fillim të shekullit XX vendvarrimi i Skënderbeut vazhdonte të ishte xhami e quajtur "Selemie".

Më 1908 u bë e nevojshme restaurimi dhe rindërtimi i objektit, të cilit iu hoq minarja prej druri dhe u ndërtua një tjetër prej guri të latuar. Një tërmet i fuqishëm në 15 prill 1979 shkatërroi lagjen e vjetër me 300 shtëpi dhe 21 dyqane artizanati dhe minaren e xhamisë. Me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut nga kërkimet dhe burimet e ndryshme historike arkeologu Frano Prendi identifikoi kishën e Shënkollit me xhaminë "Selemie". më 1981 Instituti i Monumenteve të Kulturës Tiranë sipas idesë së skulptorit të popullit Odise Paskali dhe inxhinieri Latif Lazimi i dha objektit një zgjidhje arkitektonike si në ambientet e brendshme e të jashtme, duke ngritur Memorialin e Skënderbeut në kujtim të veprës së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH